Pan Jianwei, anëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez/CMG
“Korridori i parë i anëtarëve”të sesionit të katërt të Komitetit të 14-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK), u mbajt të mërkurën pasdite në Sallën e Madhe të Popullit.
Pan Jianwei, anëtar i KKPPK-së, nënkryetar i Shoqatës Jiu San dhe akademik i Akademisë Kineze të Shkencave, u intervistua nga gazetarët e Grupit Mediatik të Kinës gjatë “Korridorit të anëtarëve”.
Ai theksoi se gjatë periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021–2025), Kina ka promovuar fuqishëm zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë kuantike.
Sipas tij, komunikimi kuantik ka ruajtur pozicionin udhëheqës në nivel ndërkombëtar, ndërsa informatika kuantike mbetet ndër më të avancuarat në botë. Gjithashtu, disa fusha të matjeve precize kuantike kanë hyrë në radhët kryesore globale.
Pan shtoi se gjatë Planit të 15-të Pesëvjeçar (2026–2030), Kina do të vijojë të forcojë inovacionin origjinal, të nxisë integrimin e thellë mes industrisë, universiteteve dhe kërkimit shkencor, të përshpejtojë transformimin e rezultateve kërkimore dhe të shfrytëzojë më mirë teknologjinë kuantike për të nxitur forca të reja prodhuese dhe për të fuqizuar zhvillimin ekonomik e shoqëror me cilësi të lartë.