Apple premton të rrisë më tej investimet në Kinë

foto nga VCG

CEO i Apple Tim Cook u zotua të mërkurën se kompania do të vazhdojë të rrisë investimet e saj në Kinë, si edhe të forcojë bashkëpunimin për të arritur një zhvillim të dobishëm dhe fitues.

Cook i bëri komentet gjatë një takimi në Pekin me Li Leçeng, Ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Kinës.

foto nga VCG

Li tha se tregu i madh i Kinës dhe sistemi industrial i plotë, krijojnë potencial të madh për investime dhe konsum. Ai vuri në dukje se Kina do të përparojë vazhdimisht hapjen e standartit të lartë dhe do të nxisë me forcë aplikimin e teknologjive të zgjuara në industrializimin dhe transformimin e zgjuar të industrive, si dhe do të nxisë një mjedis të favorshëm biznesi për ndërmarrjet e huaja, duke përfshirë Apple.

foto nga VCG

“Shpresojmë që Apple të vazhdojë të eksplorojë tregun kinez, të marrë pjesë aktive në industrializimin e ri të Kinës dhe të bashkojë duart me kompanitë kineze anembanë zinxhirit industrial, për të ndjekur zhvillimin e nxitur nga inovacioni,” tha Li.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us