Arkëtimet nga filmat gjatë periudhës festive të Ditës Kombëtare në Kinë i tejkalojnë 1.6 miliardë juanë

foto nga VCG

Deri pasditen e të martës, totali i arkëtimeve të filmave të shfaqur në kinema gjatë periudhës festive të Ditës Kombëtare, duke përfshirë parashitjet, i kishte tejkaluar 1.6 miliardë juanë (rreth 225 milionë dollarë amerikanë), sipas të dhënave nga platformat online, cituar nga “Xinhua”.

Pushimet tetëditore, të cilat filluan më 1 tetor, janë zakonisht një sezon i gjallë për adhuruesit e kinemasë dhe një arenë shumë konkurruese për filmat në Kinë.

Arkëtimet kryesohen nga “The Volunteers: Peace at Last”, finalja e trilogjisë “The Volunteers”, e regjisorit Chen Kaige, i cili flet për përpjekjet e ndërthurura të luftimeve në fushëbetejë dhe negociatave të tensionuara diplomatike gjatë luftës kundër agresionit amerikan dhe për të ndihmuar Korenë (1950-1953).

Pas tij, renditet “Evil Unbound”, një prodhim vendas që përshkruan mizoritë që Njësia 731 japoneze e luftës kreu në Kinë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në vendin e tretë renditet “A Writer’s Odyssey Ⅱ”, vazhdim i hitit aksion të vitit 2021, i cili përqendrohet në udhëtimin e një romancieri për t’u përballur me një krizë të dyfishtë që po ndodh si në botën reale ashtu edhe në botën virtuale të krijimit të tij artistik.

Deri më tani këtë vit, më shumë se 300 filma janë publikuar në të gjithë vendin, duke mbuluar një gamë të gjerë zhanresh, duke përfshirë historinë, komedinë, animacionin dhe dramën.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us