Foto nga MPJ
Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm belg Maxime Prevot tha të mërkurën që, pavarësisht se si ndryshon gjendja, Belgjika është e gatshme të mbetet një vend mik i Kinës dhe do të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin me palën kineze me një qëndrim konstruktiv.
Gjatë bisedimeve në Bruksel me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi, Prevot theksoi se po ashtu që Kina është partnerja tregtare më e rëndësishme e Belgjikës dhe zhvillimi me cilësi të lartë i lidhjeve dypalëshe ka qenë frytdhënës.
Wang, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, u shpreh nga ana e tij që Kina dhe Belgjika kanë ruajtur marrëdhëniet e respektit e të besimit të ndërsjellë dhe kanë vendosur një partneritet të gjithanshëm të bashkëpunimit miqësor, i cili shërben si një shtyllë qëndrueshmërie në marrëdhëniet Kinë-BE.
Në rrethanat e sotme, është edhe më e rëndësishme për Kinën dhe BE-në të shtojnë shkëmbimet, të forcojnë besimin e ndërsjellë dhe të shmangin keqkuptimet, shtoi ai.
Kryediplomati kinez shprehu shpresën se qeveria e re belge do të vazhdojë të ndërtojë ura dialogu, mirëkuptimi e bashkëpunimi ndërmjet Kinës e BE-së.
Përveç kësaj, Wang theksoi që Kina po përshpejton zhvillimin e një modeli të ri të hapjes me nivel të lartë, me prag më të ulët të hyrjes në treg dhe më shumë masa për të lehtësuar shkëmbimet njerëzore me Belgjikën.
Duke përmendur që ky vit shënon 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës dhe BE-së, ministri i Jashtëm kinez vuri në dukje se Kina mbështet integrimin evropian dhe shpreson që BE-ja do ta shohë zhvillimin dhe rigjallërimin e Kinës në një mënyrë miqësore e do të ndjekë një politikë të arsyeshme dhe pragmatike ndaj Kinës.
Përballë një mjedisi ndërkombëtar në ndryshim dhe të trazuar, Kina mirëpret forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit strategjik me BE-së për të ndjekur së bashku qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, për të ruajtur sistemin ndërkombëtar të tregtisë së lirë dhe për të mbrojtur barazinë e drejtësinë ndërkombëtare.
Në bisedime, Prevot shprehu gjithashtu vlerësim për politikën e heqjes së vizave nga Kina për shtetasit belgë dhe shprehu shpresën për forcimin e shkëmbimeve kulturore e njerëzore dypalëshe.
Ai ritheksoi që Belgjika ndjek politikën e “një Kine” dhe se Tajvani është pjesë e Kinës.
Burimi ©CGTN