Foto nga VCG
“BMW Brilliance Automotive Ltd.” dhe “China Datang Corporation Ltd.” nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi strategjik, për të ndërtuar një zinxhir të energjisë së gjelbër për automjetet, me një sipërmarrje të re të përbashkët të themeluar, shkruan “Xinhua”.
Ky bashkëpunim e bën “BMW Brilliance” prodhuesin e parë të automjeteve në Kinë që ndërton një sipërmarrje të përbashkët për energjinë elektrike të gjelbër.
Sipërmarrja do të zhvillojë një projekt të energjisë së erës në tokë prej 1 gigavatësh, duke e vendosur “BMW Brilliance” në krye të gjenerimit të energjisë së rinovueshme në vend.
Foto nga VCG
Pritet që së pari kjo sipërmarrje të furnizojë me energji elektrike të gjelbër të qëndrueshme dhe me cilësi të lartë bazën e prodhimit të BMW-së në Shenyang dhe më pas të ofrojë mundësi fleksibile blerjeje për furnizuesit, tregtarët dhe operatorët e shërbimit të karikimit të BMW-së me bazë në Liaoning, sipas “BMW Brilliance”.
Kina tani po zgjeron kapacitetin e saj të energjisë së gjelbër, me politika të favorshme të hartuara për të lehtësuar tregtimin e energjisë elektrike të gjelbër. Aktualisht, fabrika e “BMW Brilliance” në Shenyang dhe dhe 36 vende joprodhuese tashmë funksionojnë me 100% energji elektrike të rinovueshme.
Foto nga VCG
Në vitin 2024, rreth 200 furnizues vendas të nivelit të parë u zotuan të prodhonin pjesë të “BMW”-së me energji elektrike të gjelbër, duke ulur emetimet e karbonit në zinxhirin e furnizimit me rreth 1 milion tonë krahasuar me vitin 2019.
“BMW Brilliance Automotive Ltd.” është ndërmarrja e përbashkët e BMW-së në Kinë në Shenyang, provinca Liaoning e Kinës verilindore.
Burimi ©CGTN