Foto nga VCG
Dokumentet kryesore që lidhen me Plenumin e 4-t i Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, janë botuar në 10 gjuhë të huaja dhe shtatë gjuhë të pakicave etnike.
Këto dokumente janë – Komunikata e Plenumit të 4-t të Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës , Rekomandimet e Komitetit Qendror të PKK-së për Formulimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar për Zhvillimin Ekonomik dhe Social Kombëtar dhe Shpjegimi i Rekomandimeve të Komitetit Qendror të PKK-së për Formulimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar për Zhvillimin Ekonomik dhe Social Kombëtar.
Ato tani janë të disponueshme në anglisht, frëngjisht, spanjisht, japonisht, rusisht, gjermanisht, arabisht, portugalisht, vietnamisht dhe laosisht, si dhe në gjuhët e grupeve etnike mongole, tibetiane, ujgure, kazake, koreane, Yi dhe Zhuang.
Plenumi i 4-t i Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës u mbajt në datat 20 – 23 tetor të këtij viti.