Foto nga Xinhua
Në forumin e bashkëpunimit tregtar dhe të investimeve Kinë-Uruguai, menaxheri i departamentit të porteve në kompaninë Logjistike të Amerikës së Jugut Lanavíos, Augusto Rovaina, që shoqëron presidentin uruguaian gjatë vizitës në Kinë u shpreh për CMG: “Brenda pak minutash shtova rreth 20 miq. Kjo është shumë më shpejt sesa të shkëmbejmë karta personale.” Jo vetëm ai por edhe pjesëmarrësit e tjerë nga të dy vendet ishin të zënë duke shtuar miq në APP WeChat dhe duke diskutuar për bashkëpunime. Madje edhe pasi forumi përfundoi, ata nuk donin të largoheshin për një kohë të gjatë.
Entuziazmi kaq i madh për bashkëpunimet është një pasqyrë e gjallë e rezultateve të pasura që Presidenti i Uruguait arriti gjatë vizitës së tij të parë në Kinë. Gati 20 mijë km, kaq është distanca midis Kinës dhe Uruguait. Megjithëse ndodhet larg, vera, mish viçit dhe futbolli i Uruguait janë shumë të njohura në Kinë. Për shkak të pikëpamjeve të ngjashme dhe miqësisë së thellë, gjatë këtyre viteve, bashkëpunimi midis Kinës dhe Uruguait është forcuar gjithnjë e më shumë.
Nga 1 deri më 7 shkurt, Presidenti i Uruguait Yamandu Orsi zhvilloi një vizitë shtetërore në Kinë, e cila tërhoqi vëmendjen e gjerë të mediave ndërkombëtare. Kjo nuk lidhet vetëm me faktin se ai është lideri i parë i Amerikës Latine që vizitoi Kinën pas Vitit të Ri 2026, por edhe me faktin se Uruguai këtë vit mban presidencën e radhës të Grupit 77 + Kinë, Komunitetit të vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve, si dhe të Tregut të Përbashkët të Jugut. Kjo tregon që vizita e tij në Kinë ka një kuptim që shkon përtej marrëdhënieve bilaterale dhe tregon entuziazmin e vendeve të Amerikës Latine dhe Jugut Global për bashkëpunime dhe zhvillimin e përbashkët me Kinën.
Gjatë vizitës së tij në Kinë, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping zhvilloi një bisedë me të. Kryetari Xi theksoi se, pavarësisht ndryshimeve të situatës ndërkombëtare, të dyja vendet do të vazhdojnë të respektojnë njëra-tjetrën dhe të bashkëpunojnë në mënyrë reciproke me përfitime të përbashkëta; në këtë kontekst të ri, palët duhet të trashëgojnë traditën dhe të thellojnë partneritetin e gjithanshëm strategjik, duke bërë që miqësia mes dy vendeve të lulëzojë edhe më shumë. Presidenti Orsi deklaroi: “Partneriteti i gjithanshëm strategjik mes Uruguait dhe Kinës është në periudhën më të mirë historike”, “zhvillimi i marrëdhënieve me Kinën është bërë politikë kombëtare e Uruguait” dhe “shpresojmë ta çojmë bashkëpunimin dypalësh në një nivel më të lartë”.
Ky vit është viti i fillimit i planit të 15-të 5-vjeçar të Kinës. Kina vazhdon të zgjerojë hapjen dhe të përmirësojë cilësinë e konsumit, gjë që do të sjellë mundësi të mëdha biznesi për vendet e tjera. Presidenti Orsi këtë herë drejtoi delegacionin më të madh të Uruguait për në Kinë, duke përfshirë një numër të madh sipërmarrësish, gjë që tregon që zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me Kinën është prioritet kryesor.
Uruguaji ndodhet në Amerikën e Jugut, dhe miqësia e ndërsjellë midis Kinës dhe Uruguajit është një pasqyrë e gjallë e marrëdhënieve Kinë-Amerikë Latine, dhe një shënim i bashkëpunimit dhe bashkimit në Jugun Global. Tani, bota po hyn në një periudhë të re trazirash dhe ndryshimesh, ku unilaterizmi dhe proteksionizmi po rriten. Vendet e Jugut Global duhet të forcojnë bashkimin dhe bashkëpunimin mes tyre, të arrijnë zhvillim të përbashkët dhe të sjellin stabilitet dhe siguri në botë. Rajoni i Amerikës Latine dhe Karaibeve është një pjesë e rëndësishme e Jugut Global dhe gjithashtu një partner i rëndësishëm për bashkëpunimin e Kinës.
Në takimin mes liderëve shtetërorë, të dyja palët përmendën një fjalë kyçe: Jug Global. Krytari Xi theksoi se dëshiron të forcojë bashkëpunimin dhe bashkimin me Uruguain në Jugun Global, duke promovuar së bashku një botë multipolare të barabartë dhe të rregullt, si dhe globalizimin ekonomik me përfitim të përbashkët dhe të gjithanshëm. Presidenti Orsi vlerëson lart konceptin e paraqitur nga kryetari Xi me komunitetin me fate të përbashkëta të njerëzimit. Ai shprehu dëshirën të bashkëpunojë ngushtë me palën kineze, për të mbrojtur interesat e përbashkëta të Jugut Global. Kjo dërgon një sinjal të qartë të bashkëpunimit të ngushtë midis dy vendeve dhe promovimit të drejtësisë dhe barazisë.