foto nga VCG
Kompania franceze “Schneider Electric” publikoi “Sistemin e ri të shërbimit të cilësisë”, “Siemens” i Gjermanisë shfaqi CT-në e parë në botë me numërim fotonik, firma holandeze e kontabilitetit KPMG publikoi për herë të parë tre rezultate raportesh … Në Panairin Ndërkombëtar për Tregtinë në Shërbime të Kinës (CIFTIS) 2025, i cili u mbyll të dielën, gazetarët e CMG-së ndjenë personalisht shtysën e re të sjellë nga teknologjia e inteligjencës digjitale në tregtinë e shërbimeve. Daniel Boyer, zv.kryeekzekutivi i Komisionit Australian të Tregtisë dhe Investimeve, i cili ka marrë pjesë në këtë panair shumë herë, tha se i kishte lënë mbresa kjo veprimtari e mrekullueshme dhe se industria e shërbimeve është “një forcë lëvizëse e domosdoshme në zhvillimin e marrëdhënieve Australi-Kinë”.
Aktualisht, tregtia në shërbime është bërë një motor i ri i rritjes ekonomike dhe tregtare globale. Në këtë edicion të CIFTIS-it morën pjesë 85 vende e organizata ndërkombëtare dhe gati 500 prej kompanive më të fuqishme të botës ose kompani udhëheqëse në sektorët e tyre, dhe u arritën më shumë se 900 rezultate. Ndër to, Australia, vendi i ftuar i nderit, formoi pavijonin e vet më të madh në historinë e këtij panairi. Dominic Trindade, ministër tregtar i Ambasadës Australiane në Kinë, tha për CMG-në se në një kohë kur bota është plot pasiguri, CIFTIS ka promovuar në mënyrë efektive shkëmbimet dhe përfitimet e ndërsjella për të gjitha palët. “Rrethi i miqve” në zgjerim konfirmon atë që presidenti kinez Xi Jinping tha në letrën e tij të urimit për CIFTIS të këtij viti: “Kina do të zgjerojë pa u ndalur hapjen e nivelit të lartë”.

foto nga VCG
Sipas të dhënave, vlera e përgjithshme e tregtisë në shërbime e Kinës në vitin 2024 i kaloi për herë të parë një trilion dollarët amerikanë, duke u renditur e dyta në botë. Ndër to, vëllimi i tregtisë në shërbimet me njohuri intensive digjitale, inteligjente dhe të gjelbra u rrit 38 % krahasuar me vitin 2020, gjë që e bën novacionin e “inteligjencës digjitale” fjalën kyçe të CIFTIS-it të këtij viti.
Jiang Liqin, partner menaxhues i zhvillimit të klientit dhe biznesit në degën e KPMG-së në Kinë, tha se tregtia tradicionale në shërbime aktualisht po përballet me tranzicionin e ngritjen e nivelit dhe inteligjenca artificiale e digjitalizimi janë bërë prirje të rëndësishme zhvillimi, të cilat do të sjellin mundësi biznesi për kompanitë e huaja.

foto nga VCG
Yang Donglan, zv.presidentja e degës së kompanisë “Philips” për zonën e Kinës, tha se ky vit shënon 40-vjetorin e hyrjes së kompanisë “Philips” në tregun kinez, dhe të gjitha demonstrimet e kompanisë në këtë panair kanë funksione të inteligjencës artificiale, të krijuara dhe të prodhuara në Kinë.
Shtimi i investimeve të huaja në Kinë ka ardhur gjithashtu nga tregu kinez super i madh. Aktualisht, Kina është ndër një tre partnerët kryesorë tregtarë të 157 vendeve e rajoneve dhe është vendi më i madh i tregtisë së mallrave në botë dhe vendi i dytë më i madh për tregtinë në shërbime. Z. Trindade beson se zhvillimi ekonomik i Kinës është i qëndrueshëm, transparent e plot risi, dhe Kina është “një partnere tregtare e besueshme”.

Foto nga VCG
Chen Xiaojing, nënkryetarja e lartë e degës së kompanisë amerikane “Eli Lilly” në Kinë, tha për CMG-në se risia dhe përmirësimi i tregtisë në shërbime të Kinës dhe politikat e qeverisë kineze për të inkurajuar novacionin e kanë shtyrë kompaninë ta trajtojnë tregun kinez si një mundësi të rëndësishme zhvillimi, gjë që është gjithashtu një arsye e rëndësishme që i ka tërhequr ata për të marrë pjesë në CIFTIS për pesë herë.

foto nga VCG
Zhao Jun, nënkryetar i çështjeve dhe politikave qeveritare të degës së “Johnson & Johnson” në Kinë, tha se në 40 vitet e fundit të funksionimit në Kinë, kompania e tij ka dëshmuar përmirësimin e vazhdueshëm të mjedisit të biznesit të Kinës, gjë që është një nga arsyet e rëndësishme pse kompania është e gatshme të thellojë zhvillimin e saj. “Mendojmë se gjendja e përgjithshme e ekonomisë kineze nuk ka ndryshuar dhe besojmë se kompania jonë do të zhvillohet gjithnjë e më e mirë në Kinë.”