CMG-ja: Përse Nisma e Qeverisjes Globale ka fituar mbështetje të gjerë?

Foto nga VCG

Në njoftimet e mediave ndërkombëtare për rreth gjysmë muaji, Nisma e Qeverisjes Globale është bërë një temë e nxehtë. Sipas analizës nga të dhënat e mëdha, qysh nga 1 shtatori kur kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping e paraqiti këtë nismë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Tianjin, popullariteti global i saj arriti kulmin një ditë pas samitit dhe pastaj vazhdoi të marrë vëmendje të lartë. Udhëheqës të vendeve të ndryshme kanë shprehur mbështetje e miratim për këtë nismë globale, duke thënë që presin me kënaqësi të shohin kontribut më të madh nga Kina për përmirësimin e sistemit të  qeverisjes globale.

 

Që qeverisja globale të jetë efektive, kyçi është zgjidhja e problemeve reale. Nisma e Qeverisjes Globale vë në qendër çështjet e kohës dhe trajton problemet reale.

 

Disa vende promovojnë hegjemonizëm dhe proteksionizëm, duke goditur rëndë rendin ndërkombëtar të qeverisjes që u formua pas Luftës së 2-të Botërore dhe themelimit të OKB-së. Në të njëjtën kohë, Jugu Global po ngrihet në mënyrë të përgjithshme, por përfaqësimi i tij në mekanizmat aktualë të qeverisjes globale është i pamjaftueshëm. Për më tepër, ndryshimet klimatike, hendeku digjital, inteligjenca artificiale dhe menaxhimi i hapësirës janë disa sfida globale të reja e të vjetra që përplasen me njëra-tjetrën, duke krijuar një nevojë urgjente për krijimin e mekanizmave për administrim efektiv nga komuniteti ndërkombëtar.

 

Eksperti spanjoll i çështjeve kineze, Julio Rios, shkroi së fundmi që Nisma e Qeverisjes Globale e propozuar prej Kinës ka për qëllim të korrigjojë “defektet e mëdha” që ekzistojnë në institucionet ndërkombëtare: mungesa e përfaqësimit të vendeve në zhvillim dhe dobësimi i autoritetit të OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare. Ka disa analistë që theksojnë se Nisma e Qeverisjes Globale përballet me sfida të ashpra nga rritja e vazhdueshme e mangësive në qeverisje, duke ofruar një zgjidhje të plotë e sistematike, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e nevojshme në botën e sotme.

 

Nisma e Qeverisjes Globale përfshin koncepte të rëndësishme, si “barazia sovrane”, “sundimi ndërkombëtar i ligjit ” dhe “zbatimi i multilateralizmit”, që synojnë të forcohet zëri i Jugut Global. Për këtë arsye, kjo nismë është pritur shumë mirë nga vendet e Jugut Global.

 

Profesori i Universitetit “Renmin” të Kinës Wang Yiwei  i tha CMG-së se konceptet e paraqitura nga Kina për qeverisjen globale kanë treguar idenë qytetëruese e filozofike “Bota u takon të gjithëve” dhe përpiqet të bëjë që vendet e Jugut Global, që zënë mbi 80% të popullsisë botërore, të kenë pjesën që u takon në qeverisjen globale, të marrin bashkë vendime dhe të ndajnë arritjet.

 

Në fund të fundit, qeverisja globale ka të bëjë me kthimin e dëshirës së popujve të vendeve të ndryshme për një jetë më të mirë në realitet, duke ndërtuar së bashku një botë ku të gjithë njerëzit gëzojnë pasuri dhe siguri. Nisma e Qeverisjes Globale promovon vënien e njerëzve në qendër dhe thekson se popujt e vendeve të ndryshme janë pjesëmarrësit dhe përfituesit themelorë të qeverisjes globale. Kjo ofron besim dhe pritshmëri të qëndrueshme për popujt e vendeve të ndryshme dhe do të marrë mbështetje të gjerë e do të funksionojë në mënyrë efektive.

 

Uebsajti brazilian “247 News” publikoi një artikull, ku thuhet që Nisma e Qeverisjes Globale është një gur i ri kilometrik. Me paraqitjen e një koncepti të ri qeverisjeje të bazuar te barazia, respekti i ndërsjellë e bashkëpunimi dhe që vendos njerëzit në qendër, Kina e ka vënë në praktikë kërkesën e shumë vendeve në zhvillim për disa dekada: krijimin e një sistemi të qeverisjes globale pa hegjemonizëm dhe pa agjenda të detyruara nga jashtë.

 

Për fazën tjetër, si do të reformohet e përmirësohet qeverisja globale? Ideja e Kinës është që komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështetet te OKB-ja, organizatat ndërkombëtare përkatëse dhe mekanizmat shumëpalësh rajonalë e nënrajonalë, të bashkojë forcat e tyre, të fokusohet te reforma e strukturës financiare ndërkombëtare, inteligjenca artificiale, hapësira kibernetike, ndryshimet klimatike, tregtia, hapësira dhe çështje të tjera urgjente, duke e mbështetur OKB-në në zbatimin e “Marrëveshjes së të ardhmes” etj. Kjo tregon qartë që Nisma e Qeverisjes Globale e paraqitur nga Kina nuk ka si qëllim të fillojë gjithçka nga e para, por të forcojë zbatueshmërinë dhe efikasitetin e sistemit dhe mekanizmave ndërkombëtarë, për t’i bërë ata më të shpejtë e më efikasë në përballimin e sfidave globale, duke u shërbyer më mirë interesave të të gjitha vendeve, veçanërisht atyre në zhvillim.

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us