CMG-ja: Pse “duhet të ruhen lidhjet e ngushta me Kinën”?

Kryeministri i Singaporit Lawrence Wong në Forumin e Davosit Veror 2025 / VCG

“Sivjet është 30-vjetori që ‘Qualcomm’ hyri në Kinë. Gjatë këtyre viteve ne kemi dëshmuar bashkërisht rritjen e Kinës nga një ‘ndjekëse’ në telefoninë e lëvizshme në drejtuesen globale të kësaj teknologjie,” tha presidenti i degës së kompanisë “Qualcomm” në Kinë Meng Pu gjatë një interviste të mërkurën për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) në kuadrin e Forumit të 16-të të Davosit Veror. Temat në forumin e sivjetshëm, si ekonomia e gjelbër, pakësimi i karbonit etj., mishërojnë kapjen e saktë të çështjeve në fokus lidhur me ekonominë botërore.

Për shumë vjet me radhë, Davosi Veror i ka dhënë vazhdimisht gjallëri Forumit Ekonomik Botëror. Sivjet kjo veprimtari, që u zhvillua nga 24 deri më 26 qershor në Tianjin të Kinës Veriore, tërhoqi afro 1800 pjesëmarrës nga mbi 90 vende e rajone të botës, duke shënuar rekord për numrin e pjesëmarrësve vitet e fundit. Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror Borge Brende tha: “Po t’i hedhim një vështrim mbarë botës, shumë personalitete të qarqeve ndërkombëtare të biznesit shpresojnë të investojnë në Kinë dhe presin të thellojnë bashkëpunimin tregtar me Kinën.”

aNë kohën kur struktura e tregtisë ndërkombëtare ka pësuar ndryshime të thella dhe kur ekonomia botërore ndodhet përpara goditjeve të dyfishta nga tarifat doganore dhe konfliktet, bashkëpunimi ekonomiko-tregtar ndërkombëtar ka nevojë më shumë se kurrë për veprime konstruktive, thuhet në një koment të CMG-së.

Pjesëmarrës në Forumin e Davosit Veror 2025 / VCG

Pala kineze paraqiti tre propozime, duke theksuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në bazë të konsultimeve të barabarta, mbrojtjen e interesave të përbashkët nëpërmjet bashkëpunimit me leverdi reciproke dhe arritjen e sukseseve të përbashkëta përmes zgjerimit të bashkëpunimit.

Këto propozime gjetën jehonë të madhe te pjesëmarrësit, të cilët ishin të mendimit që “projekti kinez” pasqyron jo vetëm prirjen e përgjithshme të zhvillimit të integruar të ekonomisë globale, por mishëron edhe guximin e Kinës për mbajtjen e përgjegjësisë për shtimin e përfitimeve dhe për ndarjen e rezultateve të zhvillimit të saj.

Përveç ideve, duhen edhe veprime. Kina “ka një treg konsumi kolosal dhe plot gjallëri”, “ka bazë të fortë industriale”, “përpiqet çdo ditë për krijimin e risive dhe industritë e teknologjitë e reja janë zhvilluar shpejt”, “ka përmirësuar pandërprerë mjedisin e biznesit” … pjesëmarrësit në këtë forum thanë se, në situatën ndërkombëtare plot sfida, Kina do t’u sjellë ekonomisë botërore dhe ndërmarrjeve shumëkombëshe një hov të ri.

Pjesëmarrëse në Forumin e Davosit Veror 2025 / VCG

Aktualisht, tregu kinez është në rritje e sipër në vëllim e në cilësi, duke krijuar një hapësirë të re për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar ndërkombëtar. Çdo vit në Kinë realizohet një konsum prej 50 trilionë juanësh, mbi 50 trilionë juanë investime dhe import-eksport me vlerë mbi 20 trilionë juanë. Këto shifra janë ende në rritje. Ashtu siç i tha CMG-së Gijs Sanders, kreu i degës së kompanisë “Haleon” në Kinë për strategjinë, marketingun dhe transformimin digjital, shtresa e madhe e mesme, prirja e plakjes së popullsisë dhe ngritja e vetëdijes së konsumatorëve për shëndetin kanë nxitur gjallërinë kolosale të tregut të konsumit në Kinë.

Forcat e reja nxitëse të ekonomisë kineze kanë ardhur nga novacioni i vazhdueshëm. Kina ka zënë vendin e parë në botë për shumë vjet me radhë për sa i përket barasvlerësit të punës me kohë të plotë të personelit të kërkim-zhvillimit dhe ka sistemin e disiplinave më të plotë dhe sistemin e talenteve me përmasë më të madhe në botë. Të gjithë këta faktorë kyçë kanë tërhequr burimet novatore të mbarë botës, komentoi CMG-ja.

Pikërisht në bazë të këtyre shtysave të reja, kompanitë e huaja e trajtojnë dhe pranifikojnë zhvillimin e tyre në Kinë për një kohëzgjatje prej disa dekadash.

“Duke u nisur nga përvoja e zhvillimit gjatë 30 vjetëve të kaluar, shtuam investimet në Kinë dhe kemi besim të plotë veçanërisht në forcimin e kërkimeve tona për teknologji dhe produkte të reja,” tha Zhang Shengli, presidenti i degës së kompanisë “SEW EURODRIVE” në Kinë.

Ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe Tony Blair në Forumin e Davosit Veror 2025 / VCG

Kompanitë shumëkombëshe po e tregojnë me veprimet e tyre se, ashtu si në të kaluarën, edhe në të tashmen ato shpresojnë të bëhen bashkudhëtare të Kinës, thuhet në komentin e CMG-së, që mbyllet duke cituar fjalët e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe Tony Blair: “Duhet të ruhen lidhjet e ngushta me Kinën”.

Burimi ©CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us