Foto nga CMG
Ky vit shënon 50-vjetorin e lidhjeve diplomatike mes Kinës dhe BE-së, si edhe 80-vjetorin e themelimit të Kombeve të Bashkuara. Marrëdhëniet Kinë-BE kanë arritur sërish në një pikë historike kritike.
Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të enjten me Presidentin e Këshillit Evropian Costa dhe Presidenten e Komisionit Evropian von der Leyen, të cilët erdhën në Kinë për Takimin e 25-të të Liderëve Kinë-BE.
Si ekonomitë e dyta dhe të treta më të mëdha në botë, Kina dhe BE kanë interesa të përbashkëta të gjera dhe asnjë konflikt themelor interesi. Sot, Kina dhe BE kanë krijuar një partneritet strategjik gjithëpërfshirës. Ata janë partnerë të rëndësishëm tregtarë dhe investimesh për njëra-tjetrën. Vëllimi vjetor i tregtisë midis dy palëve është rritur nga 2.4 miliardë dollarë në kohën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në 785.8 miliardë dollarë në vitin 2024. Stoku i investimeve të ndërsjella është rritur nga pothuajse zero në rreth 260 miliardë dollarë.
Cili është “kodi” për suksesin e bashkëpunimit Kinë-BE përgjatë rrugës? “Respekti i ndërsjellë, kërkimi i terrenit të përbashkët duke rezervuar dallimet, bashkëpunimi i hapur, përfitimet e ndërsjellë” – Presidenti Xi Jinping përdori këto fjalë për të nxjerrë përvojën dhe frymëzimin e rëndësishëm. Në kontekstin e situatës aktuale ndërkombëtare, si mund ti eliminojnë Kina dhe Evropa ndërhyrjet dhe të nxisin zhvillimin e marrëdhënieve? Tre propozimet e paraqitura nga Presidenti Xi u njohën dhe morën përgjigje nga pala evropiane.
Mënyra se si e shohim njëri-tjetrin, lidhet me drejtimin themelor të marrëdhënieve Kinë-BE. Vitet e fundit, pala evropiane e ka pozicionuar Kinën si një “partner, konkurrent ekonomik dhe rival të sistemeve”, gjë që ka çuar në kontradikta dhe luhatje të shpeshta në qëndrimin e palës evropiane ndaj Kinës. Kina gjithmonë e ka konsideruar Evropën si një “partner”. Sa herë që udhëheqësit e Kinës dhe Evropës takohen, Kina gjithmonë dërgon sinjale pozitiv për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-BE.
Foto nga VCG
Këtë herë, Kina theksoi qartë se “sfidat aktuale me të cilat përballet Evropa nuk vijnë nga Kina”, “Themelet dhe toni kryesor i bashkëpunimit midis Kinës dhe Evropës janë më të mëdha se konkurrenca, konsensusi është më i madh se mosmarrëveshja “, “Mbështet vazhdimisht integrimin evropian dhe autonominë strategjike të BE-së”, “Marrëdhëniet Kinë-BE nuk janë të synuara, nuk varen dhe nuk i nënshtrohen palëve të treta”… Në të njëjtën kohë, Kina shpreson që BE do të respektojë rrugën dhe sistemin e zgjedhur nga populli kinez, do të respektojë interesat thelbësore dhe shqetësimet kryesore të Kinës, si edhe do të mbështesë zhvillimin dhe prosperitetin e vendit. Ky lloj respekti, mirëkuptimi dhe mbështetjeje të ndërsjellë, duhet të jetë mënyra e saktë që Kina dhe Evropa të shkojnë mirë.
Si dy ekonomi të mëdha, fërkimet ekonomike dhe tregtare midis Kinës dhe Evropës janë të pashmangshme. Është e rëndësishme të gjenden mënyra për të zgjidhur problemet përmes dialogut dhe konsultimit. Këtë herë, Kina propozoi që të dy palët të thellojnë marrdhëniet e partneritetit të gjelbër dhe dixhital, ndaj shpreson që BE do t’i mbajë të hapura tregjet tregtare dhe të investimeve dhe do të ofrojë një mjedis të mirë biznesi për kompanitë kineze që të investojnë në Evropë. Udhëheqësit e BE-së shprehën gatishmërinë e tyre për të trajtuar siç duhet shqetësimet e njëri-tjetrit, për të nxitur bashkëpunimin në tregti, investimet në fusha të tjera, si edhe për të mirëpritur kompanitë kineze të investojnë dhe të hapin biznese në Evropë.
Foto nga CMG
Për të kuptuar drejtimin e marrëdhënieve Kinë-BE, duhet të kemi një vizion global. Kjo është gjithashtu përgjegjësi e Kinës dhe BE-së si “dy forca kryesore, dy tregje kryesore dhe dy qytetërime kryesore” në botë. Kina bën thirrje për praktikën e multilateralizmit dhe ruajtjen e rregullave dhe rendit ndërkombëtar. BE shprehu mbështetje që OBT-ja të luajë një rol thelbësor në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare ndërkombëtare dhe të ruajë së bashku multilateralizmin. Disa analistë thanë se në sfondin e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit, Kina dhe BE-ja lëshuan një deklaratë të përbashkët mbi ndryshimet klimatike, duke dhënë një shembull për botën.
Pas 50 vitesh, marrëdhëniet Kinë-BE tani janë në një pikënisje të re. Pavarësisht se si ndryshon situata ndërkombëtare, bashkëpunimi duhet të jetë tema kryesore e marrëdhënieve Kinë-BE.
Burimi ©CGTN