CMG: Sa më të mëdha të jenë sfidat, aq më fort duhet të mbështesim idealet e Kombeve të Bashkuara.

Foto nga VCG

Javën e kaluar, në selinë e OKB-së në Nju Jork u zhvillua takimi i 80-të i nivelit të lartë i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në një botë trazirash dhe ndryshimesh, disa kanë shprehur shqetësim për të ardhmen e OKB-së, e cila aktualisht po hyn në të 80-tat. Ndërkohë, shumë të tjerë kanë shprehur mbështetje për OKB-në, duke deklaruar se “Kombet e Bashkuara kanë ende një rol vendimtar për të luajtur në nivel global” dhe se “rëndësia e OKB-së është e palëkundur”.

OKB nuk është e përsosur, por pse është e pazëvendësueshme?

80 vjet më parë, pasi reflektoi thellë mbi mësimet e dhimbshme të dy luftrave botërore, bashkësia ndërkombëtare vendosi të themelojë Kombet e Bashkuara, duke hapur një kapitull të ri në qeverisjen globale. Gjatë 80 viteve të fundit, pikërisht për shkak të krijimit të një sistemi ndërkombëtar me Kombet e Bashkuara në thelb, si dhe një rendi të bazuar në të drejtën ndërkombëtare, njerëzimi ka arritur paqe gjithëpërfshirëse duke përjetuar zhvillim dhe prosperitet të paparë. Në këtë kuptim, Kombet e Bashkuara janë një forcë udhëheqëse në qeverisjen globale. Njohja e Shtetit të Palestinës javën e kaluar nga mbi 80% e vendeve anëtare në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nënvizon rolin vendimtar të organizatës.

Aktualisht bota po hyn në një periudhë të re turbulencash dhe ndryshimesh. Unilateralizmi dhe mentaliteti i Luftës së Ftohtë po rikthehen duke ndikuar rëndë, duke minuar rendin dhe sistemin ndërkombëtar të pasluftës të bazuar në rregulla, si dhe duke dobësuar vazhdimisht statusin dhe rolin e Kombeve të Bashkuara. Njëkohësisht, disa vende perëndimore po shkelin detyrimet e tyre ndaj OKB-së dhe rregullat e multilateralizmit, duke çuar në vështirësi operacionet dhe zhvillimin e organizatës, si dhe duke rritur dyshimet për rolin e saj.

Foto nga VCG

Në fakt, debati mbi çështjen “Ku po shkon OKB?” pasqyron divergjencën midis dy perspektivave mbi qeverisjen globale. Njëra prespektivë mbështet barazinë sovrane, respektin e ndërsjellë, multilateralizmin, ligjin ndërkombëtar dhe ndjek bashkëpunimin shumëpalësh bazuar në konsultime në kontributin dhe përfitimet e përbashkëta. Tjetra i përmbahet verbërisht forcës dhe statusit, i jep përparësi sovranitetit kombëtar dhe përqafon unilateralizmin dhe ligjin e xhunglës.

Cila perspektivë përfaqëson trendin e kohës dhe drejtësinë ndërkombëtare? Pa dyshim, e para, e cila mishëron qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së. Bazuar në këtë perspektivë qeverisëse, sa më të mëdha të jenë sfidat, aq më shumë duhet të mbështesim idealet e OKB-së dhe të zbatojmë reformat e duhura për të përmbushur më mirë misionin e saj.

Si anëtare themeluese e Kombeve të Bashkuara, Kina gjithmonë i ka mbështetur përpjekjet e OKB-së për qeverisje globale. Në Samitin e Tianjinit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, Presidenti Xi Jinping propozoi për herë të parë Iniciativën për Qeverisje Globale, e cila përcakton rrugën e duhur për ndërtimin e një sistemi më të drejtë dhe të barabartë të qeverisjes globale. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres mendon se Iniciativa e Qeverisjes Globale ka përmbajtje të pasura dhe ideja e thelbit përputhet me besimin e OKB-së. Kjo iniciativë është një përgjigje e fuqishme ndaj thirrjes së fortë të bashkësisë ndërkombëtare për reformë dhe përmirësim të sistemit të qeverisjes globale.

Foto nga VCG

Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev deklaroi se iniciativa synon të injektojë energji pozitive në një botë të trazuar dhe të pasqyrojë më mirë interesat dhe aspiratat e shumicës së vendeve.

Vlen të përmendet se Kina deklaroi gjithashtu se nuk do të kërkojë trajtim të ri special dhe diferencial në negociatat aktuale dhe të ardhshme të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT). Ky vendim pasqyron angazhimin e saj për një sistem tregtar global më të balancuar dhe të barabartë. OBT-ja bëri ​​një deklaratë duke përshëndetur dhe përgëzuar vendimin e Kinës.

Disa studiues kanë theksuar se kjo do të thotë që Kina do të marrë përsipër detyrime më të mëdha për hapje në negociatat aktuale dhe të ardhshme, duke demonstruar përmes veprimeve konkrete përgjegjësinë e saj si një vend i madh në zhvillim. Gjithashtu duke kontribuar në bashkimin më të mirë të vendeve në zhvillim dhe në mbrojtjen e sistemit tregtar shumëpalësh

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us