Çmimet “Panda e Artë” 2025: Krijohet ura kinematografike, ku bota dëgjon historitë kineze

Foto nga CMG

Të premten u hap në Chengdu të provincës kineze Sichuan edicioni i 2-të i Çmimeve “Panda e Artë”, që do të zgjatë për dy ditë. Anëtarët e huaj të jurive në këtë veprimtari ndërkombëtare, në intervistat e tyre për CMG-në, kanë pohuar vlerën dhe rëndësinë e Çmimeve “Panda e Artë”, si një aktivitet i ri i shkëmbimeve kulturore dhe kinematografike, duke vlerësuar lart zhvillimin e shpejtë dhe arritjet që ka pasur sektori kinematografik kinez vitet e fundit.

Anëtari i jurisë për kategorinë e dokumentarëve, Olivier Grandjean, ka jetuar për një kohë të gjatë në Pekin. Ai i vlerëson lart përparimet e sektorit kinematografik kinez dhe mendon që Kina në dy dekadat e fundit ka bërë përparim mahnitës, me nivele prodhimi dhe qëndrim profesional mbresëlënës. Grandjean vuri në dukje që Çmimet “Panda e Artë”, me rrëfimin e historive të përbashkëta dhe të ndryshme, ka nxitur në mënyrë efektive njohjen dhe vlerësimin ndërkombëtar.

Foto nga CMG

Anëtarja e jurisë për kategorinë e telenovelave, Josie Day, vuri në dukje që tani shikuesit preferojnë historitë reale dhe Kina në këtë drejtim ka epërsinë e vet. Edhe pse kulturat janë të ndryshme, emocionet njerëzore janë në thelb të ndërlidhura. Kjo ofron bazën e fortë për bashkëpunimin ndërkombëtar. Sipas saj, “Panda e Artë” si një platformë e re ndërkombëtare, do të nxitë efektivisht kineastët nga kultura të ndryshme të frymëzojnë njëri-tjetrin dhe do të promovojë përhapjen e më shumë historive të shkëlqyera në botë.

Foto nga CMG

Boris Mitiç është edhe ai anëtar i jurisë së dokumentarëve. Ai mendon që sektori i filmit dokumentar në Kinë ka pasur një zhvillim të vrullshëm, duke thithur përvojat globale dhe duke ruajtur njëkohësisht karakteristikat e veta. Kjo ka treguar nivelin e prodhimit të Kinës me balancim ndërmjet efektivitetit dhe inovacionit. “Panda e Artë”, si një platformë për integrimin e këndvështrimeve dhe të stileve të Kinës dhe botës, ka ofruar një dritare për njohjen e historive reale të Kinës.

Foto nga CMG

Mal Young është kryetari i jurisë për kategorinë e telenovelave. Ai tha se “Panda e Artë” ka hapur një dritare për shikuesit globalë që të njohin veprat cilësore kinematografike të Kinës, duke treguar një kulturë të shumëllojshme dhe reale të Lindjes. Ai mendon që veprat cilësore duhet të tejkalojnë kulturat dhe gjuhët, të prekin zemrat e njerëzve emocionalisht dhe të inkurajojnë krijuesit të ruajnë inovacionin dhe veçantinë. Sipas tij, “Panda e Artë” jo vetëm nxit historitë kineze të përhapen në botë, por edhe do të frymëzojë brezin e ri të kineastëve, do t’i sjellë gjallëri të re sektorit kinematografik dhe do të promovojë zhvillimin me cilësi të lartë të këtij sektori.

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us