“Davosi Veror 2025” dëshmon fuqinë tërheqëse të Kinës për ekonominë botërore

Foto nga VCG

Më 24-26 qershor, u zhvillua në Tianjin të Kinës Veriore Forumi i Davosit Veror 2025, i njohur edhe si Takimi Vjetor i Kampionëve të Rinj. Forumi i Davosit Veror është zhvilluar për më shumë se 10 vjet në Kinë dhe tani është bërë një platformë e rëndësishme, që lidh Kinën dhe vendet e tjera të botës.

Këtë herë, ky forum i nivelit të lartë ka tërhequr rreth 1 700 pjesëmarrës nga mbi 90 vende e rajone të botës, një nivel rekord në historinë e forumit, duke përfshirë kryeministrat e Ekuadorit, Singaporit, Kirgizistanit, Senegalit dhe Vietnamit. Sipas ATSh-së, në këtë forum ishte e pranishme edhe zv.ministrja shqiptare e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Olta Manjani, e cila u shpreh që pjesëmarrja e Shqipërisë në një forum të tillë është thelbësor për të forcuar praninë e Shqipërisë në arenën globale, për të nxitur partneritete strategjike dhe për të sjellë më shumë mundësi zhvillimi në sektorët prioritarë të ekonomisë shqiptare.

 Foto nga VCG

Në ceremoninë e hapjes, kryeministri kinez Li Qiang theksoi që tema e forumit të sivjetshëm është “Fryma e sipërmarrjes në epokën e re”. Kjo temë ka një rëndësi të madhe praktike, theksoi Li, duke shtuar që, në epokën e re, sipërmarrësit duhet të luajnë rol më të madh dhe të jenë më aktivë.

Presidenti i Forumit të Davosit, Børge Brende, u shpreh që në gjendjen serioze të ekonomisë botërore, ekonomia kineze ka treguar elasticitet të fortë. “Unë jam optimist për ekonominë kineze qoftë për periudhën afatmesme, ashtu dhe afatgjatë,” tha Brende.

Foto nga VCG

Ai shtoi që “po të shohim në tërë botën, personalitetet e biznesit kanë dëshirë të investojnë në Kinë dhe po presin të thellojnë bashkëpunimin tregtar me Kinën”. Kjo, sipas tij, është shumë e çmuar në gjendjen e tanishme, kur tregtia globale përballon shtimin e tarifave dhe të pengesave jotarifore.

Presidentja ekzekutive e Forumit Liang Jinhui tha: “Azia, si rajoni më aktiv në botë, nxit 60 % të rritjes botërore, dhe Kina kontribuon për gjysmën e kësaj, duke u ndodhur në vendet e para në shumë sektorë, si inovacioni, përparimi teknologjik e shndërrimi industrial.”

 

Foto nga VCG

Zv.presidenti ekzekutiv i kompanisë “Schneider Electric” Yin Zheng tha që, pas  38 vjetësh investime në Kinë, tani tregu kinez është bërë tregu i 2-të më i madh për “Schneider Electric” në botë dhe një nga bazat më të rëndësishme të furnizimit dhe të kërkim-zhvillimit. “Tregu kinez është i gjerë, ka bazë të fortë industriale dhe na ka sjellë hapësirë më të gjerë zhvillimi,” u shpreh Yin.

Profesori i Universitetit të Kolumbias, Jeffry Frieden, tha që Kina është një ekonomi shumë e rëndësishme në botë, eksportuesja më e madhe dhe një nga prodhueset më të mëdha në botë. “Duhet të promovohet bashkëpunimi dhe jo kundërvënia. Kështu, bota do të jetë më e mirë,” u shpreh ai.

 Foto nga VCG

“Shpresojmë që së bashku të bëjmë më shumë gjëra që përputhen me prirjen kryesore, për zgjerim dhe për fitime të përbashkëta. Qeveria kineze do të vazhdojë të krijojë një mjedis biznesi të nivelit të parë të drejtuar nga tregu, të bazuar në ligj dhe të ndërkombëtarizuar, duke i mbajtur gjithmonë krahët hapur dhe duke i mirëpritur ndërmarrjet e vendeve të ndryshme të investojnë në Kinë, të thellojnë biznesin në Kinë, të zhvillohen bashkë me Kinën dhe të krijojnë bashkërisht një të ardhme më të mirë,” theksoi kryeministri kinez. (Jiang Lei)

Burimi ©CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us