Dy sesionet vjetore të Kinës janë një dritare e rëndësishme për të vëzhguar modernizimin kinez dhe demokracinë popullore në mbarë procesin. Këto ditë, rreth 5000 deputetë dhe përfaqësuar të ardhur nga krahinat e ndryshme të vendit po takohen në Pekin për të shprehur mendimet dhe sugjerimet e tyre për qeverisjen e vendit. Në këtë mënyrë, gjithnjë e më shumë zëra nga baza arrijnë në nivelin e vendimmarrjes dhe shumë prej tyre transformohen në vendime kombëtare. Kjo tregon gjallërinë e fuqishme të demokracisë popullore në mbarë procesin.
Në Kinë demokracia popullore në mbarë procesin përshkon në të gjitha aspektet e qeverisjes kombëtare, duke përfshirë zgjedhjet, konsultimet, vendimmarrjen, administrimin dhe mbikëqyrjen. Kjo pasqyron vlerat e qeverisjes me popullin në qendër, duke siguruar të drejtën e qeverisjes të popullit si zot i vendit. Në dy sesionet mund të shihet jo vetëm plani i zhvillimit të Kinës, por edhe demokracia “më e gjerë, më e vërtetë dhe më efektive”.
Aktualisht, ndër mbi 2.77 milionë deputetë të asambleve popullore të pesë niveleve në Kinë, gati 95 % prej tyre janë punëtorë, fermerë dhe teknikë profesionistë nga baza. Ata i dinë më qartë nevojat dhe shqetësimet e banorëve dhe i sjellin kërkesat e popullit në dy sesionet. Analistët theksojnë se lejimi i pjesëmarrjes së njerëzve nga baza në organet e pushtetit shtetëror është jashtëzakonisht e rrallë në botë.
Ky vit shënon fillimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar të Kinës dhe rishikimi e diskutimi i këtij plani është një nga punët kryesore të dy sesioneve të këtij viti. Mësohet që nga maji deri në qershor të vitit të kaluar, gjatë kërkimit të mendimeve në internet për hartimin e planit, u morën mbi 3 milionë dhe 113 mijë sugjerime të vlefshme. Pas përzgjedhjes, u përpiluan mbi 1 500 sugjerime konstruktive e përfaqësuese në 27 fusha, dhe shumë prej tyre janë përfshirë në masat përkatëse të planit.
Në dy sesionet e këtij viti u paraqitën për shqyrtim edhe tre projektligje të rëndësishme: projektkodi i mjedisit ekologjik, projektligji për promovimin e unitetit dhe përparimit etnik dhe projektligji për planifikimin e zhvillimit kombëtar. Të gjitha ato kanë kërkuar gjerësisht mendimet e qarqeve të ndryshme dhe janë përmirësuar herë pas here, duke shfaqur plotësisht mendimet dhe sugjerimet nga të gjitha palët.
Profesori i Universitetit Shtetëror të Rio-de-Zhanejros të Brazilit Elias Jabbour u shpreh se legjislacioni i Kinës pasqyron një proces të jashtëzakonshëm të zhvillimit njerëzor të bazuar në shërbimin ndaj interesave të popullit dhe jo ndaj interesave të të pasurve.
Sipas statistikave, në vitin 2025 qeveria kineze trajtoi 8 754 sugjerime nga deputetët e Asamblesë Kombëtare Popullore dhe 4 868 propozime nga anëtarët e Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, dhe i gjithë procesi u përmbyll në kohë.
Analistët mendojnë që praktika e suksesshme e demokracisë popullore në mbarë procesin jo vetëm ka siguruar në mënyrë sistematike modernizimin kinez, por edhe ka ofruar përvojë për vendet në zhvillim për eksplorimin e modeleve demokratike në përputhje me kushtet e tyre kombëtare, duke pasuruar format e qytetërimit politik njerëzor.