foto nga Këshilli i Kinës për Nxitjen e Tregtisë Ndërkombëtare
Nga 16 deri më 20 korrik do të zhvillohet në Pekin Ekspozita e 3-të Ndërkombëtare e Zinxhirit të Furnizimit e Kinës. Ekspozita, me temë “Lidhja e botës për një të ardhme të përbashkët”, mbulon gjashtë zinxhirë kryesorë industrialë, përkatësisht zinxhirin e përparuar të prodhimit, zinxhirin e energjisë së pastër, zinxhirin e makinave të mençura, zinxhirin e teknologjisë digjitale, zinxhirin e jetës së shëndetshme dhe atë të bujqësisë së gjelbër, si edhe një zonë ekspozimi, të quajtur Zona e Shërbimit të Zinxhirëve të Furnizimit.
Gjithsej 651 ndërmarrje e institucione nga 75 vende, rajone e organizata ndërkombëtare do të marrin pjesë, me ekspozuesit e huaj që zënë 35 për qind. Së bashku me mbi 500 partnerë të rrjedhës së sipërme dhe të poshtme që i shoqërojnë ata, numri i përgjithshëm i kompanive pjesëmarrëse pritet të arrijë në 1 200.

Burimi ©CGTN