Do të mbahet panairi i produkteve të konsumit të CIIE-së

Foto nga VCG

Pas mbylljes të hënën të edicionit të tetë të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE), një panair për shitjen e produkteve të përzgjedhura të konsumit të CIIE-së do të mbahet në Shangai nga 19 deri më 21 dhjetor.

Në këtë panair do të ekspozohen produktet e paraqitura për herë të parë dhe ato të mirëpritura në këtë edicion të CIIE-së dhe do të organizohen një sërë aktivitetesh, si shfaqje kulturore, promovime të burimeve turistike etj. Qytetarët mund të blejnë drejtpërdrejt në vend ose të bëjnë porosi në internet e t’i marrin produktet në panair.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas planifikimit, panairi do të ketë një sipërfaqe 60 mijë metra katrore, e ai pritet që të tërheqë gati 3000 biznesmenë blerës dhe mbi 80 mijë vizitorë profesionistë e konsumatorë të thjeshtë.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us