Foto nga ChinaDaily
Java e Kulturës Kineze 2025, një platformë ndërkombëtare jofitimprurëse për artet bashkëkohore kineze dhe shkëmbimet ndërkulturore, do të mbahet në Edinburg nga 1 deri më 10 gusht, shkruan “China Daily”.
Eventi do të shfaqë sharmin e arteve interpretuese të Kinës dhe promovon mirëkuptimin dhe shkëmbimet kulturore.
Me temë “Jehonat e Kohës”, eventi i këtij viti është bashkorganizuar nga Iniciativa e Lidhjeve Ndërkulturore dhe “QZ Global Performance UK”, dhe do të eksplorojë se si kultura udhëton, transformon dhe lidh njerëz nga vende të ndryshme.
Gjatë kësaj jave, do të vihen në skenë në “King’s Hall, rreth 12 shfaqje të përzgjedhura, për të nxjerrë në pah diversitetin e arteve interpretuese kineze.
Mes tyre janë edhe opera eksperimentale “Kunqu The Story of the Stone”, “Zhuangzi’s Dream”, “A Sonic Dejavu”, “English Ako”, “House of Mystery” dhe “Narcosis”.
Përveç shfaqjeve të drejtpërdrejta teatrale, do të prezantohen edhe shfaqje dixhitale me teknologji projeksioni gjithëpërfshirës për të paraqitur më shumë vepra arti të përziera me kulturat tradicionale kineze, si dramat “The Litchi Road” dhe “Twelve Chinese Zodiacs”, si dhe shfaqja me kukulla në hije “Shadow Play in China”.
Përtej shfaqjeve skenike, eventi do të paraqesë edhe forma të ndryshme për të demonstruar kulturën kineze në një mënyrë interaktive. Përmes tregjeve kulturore, workshop-eve, leksioneve, salloneve dhe ekspozitave, vizitorët mund të marrin përvojë të drejtpërdrejtë të trashëgimisë kulturore jomateriale kineze, ushqimit, artizanatit dhe muzikës tradicionale popullore.
Burimi ©CGTN