Ekonomia e Kinës vazhdon përparimin e saj të qëndrueshëm, përgjatë rrugës së zhvillimit me cilësi të lartë

Foto nga CMG

Në Dy Sesionet e Kinës të përfunduara së fundmi, raporti i punës së qeverisë vendosi një objektiv rritjeje ekonomike prej 4.5%-5% këtë vit, duke u përpjekur për rezultate edhe më të mira në praktikë. Disa media perëndimore e kanë interpretuar këtë objektiv si “shumë të ulët”, duke nxitur shqetësime në lidhje me perspektivat dhe stabilitetin e zhvillimit ekonomik të Kinës.

Në fakt, këto shqetësime janë krejtësisht të panevojshme. Ekonomistët theksojnë se përcaktimi i këtij objektivi rritjeje, lë hapësirë ​​të mjaftueshme për zhvillim me cilësi të lartë, duke synuar të orientojë zhvillimin ekonomik drejt përmirësimit cilësor dhe rritjes së arsyeshme sasiore.

Kina jo vetëm që po zhvillon forca të reja prodhuese si inteligjenca artificiale, ekonomia e lartësisë së ulët dhe energjia e re, por gjithashtu po prezanton një sërë masash për të zgjeruar kërkesën e brendshme, për të rritur konsumin dhe për të ndërtuar një treg të fortë vendas. Politikat ekonomike të Kinës ruajnë stabilitet të vazhdueshëm, ndërsa përshtaten në mënyrë elastike me realitetet aktuale. Ekonomia kineze vazhdon të kontribuojë me stabilitet dhe energji pozitive në ekonominë botërore.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us