Foto nga VCG
Inteligjenca artificiale (IA) premton shumë për avancimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) të OKB-së deri në vitin 2030, por gjithashtu paraqet sfida të rëndësishme, deklaroi Gong Ke, drejtor ekzekutiv i Institutit Kinez të Strategjive të Zhvillimit të Inteligjencës Artificiale të Gjeneratës së Re, gjatë një programi televiziv special të “CGTN”, të titulluar “Përqafoni epokën e IA-së: Iniciativa e Qeverisjes Globale në veprim”.
Sipas tij, ndërsa teknologjitë dixhitale mund të përshpejtojnë progresin në fusha si energjia e pastër dhe uji i sigurt, ato gjithashtu mund të përkeqësojnë hendekun dixhital dhe të rrisin presionet mjedisore.

Foto nga VCG
Ai përmendi një rast pozitiv në Shenzhen, ku inteligjenca artificiale ndihmoi në uljen me 40 për qind të kostove të testimit të baterive, duke kursyer si energji ashtu edhe burime.
Ndërkohë, Kina po nxit transformimin e dyfishtë dixhital dhe të gjelbër për të frenuar përdorimin e energjisë së inteligjencës artificiale përmes përmirësimeve të efikasitetit dhe energjisë së rinovueshme.
Foto nga VCG
Për të adresuar pabarazitë, Gong theksoi përpjekjet e Kinës në ndërtimin e kapaciteteve të inteligjencës artificiale, duke përfshirë një rezolutë të mbështetur nga OKB-ja dhe programi Ndërtimi i Kapaciteteve Inxhinierike për Afrikën, që synon forcimin si të infrastrukturës ashtu edhe të talenteve inxhinierike.