Foto nga VCG
“Freshippo”, dega e produkteve ushqimore e “Alibaba Group”, synon të hapë rreth 100 dyqane të reja në vitin fiskal që përfundon në mars 2026, gjë që do ta rriste numrin e përgjithshëm të dyqaneve në mbi 500, shkruan “Xinhua”.
“Kjo nismë synon të arrijë më shumë konsumatorë dhe të ofrojë shërbime më të përshtatshme dhe përvoja më të mira blerjeje përmes inovacionit teknologjik”,- deklaroi drejtori ekzekutiv i “Freshippo”, Yan Xiaolei, duke përmendur forcën e produktit të drejtuar nga inovacioni, një themel të fortë të zinxhirit të furnizimit dhe formatet e qarta kryesore si bazat për rritjen e shpejtë të kompanisë.
Gjatë vitit fiskal 2024-2025, “Freshippo” hapi gati 70 dyqane të reja dhe hyri në 27 qytete të reja.
Në gjysmën e parë të këtij viti, zinxhiri ushqimor u lançua në qytete të tilla si Tianjin, Shijiazhuang, Tangshan dhe Taizhou.