Gjilpërat më të hershme të akupunkturës në Kinë gjenden në varrin e lashtë të markezit

foto nga Xinhua

Gjilpërat më të hershme prej çeliku të akupunkturës në Kinë janë zbuluar në varrin e famshëm të markezit të Haihunit në provincën Jiangxi të Kinës lindore.

Gjilpërat, të punuara me mjeshtëri duke përdorur teknologji të sofistikuar çeliku, datojnë mbi 2000 vjet më parë nga dinastia Han (202 p.e.s.-220 e.s.), shkruan “Xinhua”.

Ato u zbuluan brenda një kutie të veshur me letër ari. Megjithatë, kushtet e varrimit i kanë dëmtuar rëndë gjilpërat mjekësore.

foto nga Xinhua

Studiuesit theksuan avantazhet klinike të çelikut mbi materiale të tjera si hekuri, ari dhe argjendi.

Gu Man, nga Akademia Kineze e Shkencave Mjekësore, tha se ato besohet të jenë gjilpërat më të hershme të çelikut për akupunkturë mjekësore të zbuluara në Kinë deri më sot, duke shërbyer si dëshmi thelbësore për historinë e metalurgjisë së çelikut dhe mjekësisë së lashtë kineze gjatë dinastisë Han perëndimore.

Burimi CGTN

 

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us