Numri i çështjeve penale që lidhen me narkotikët në Kinë ka rënë vazhdimisht gjatë dekadës së fundit, njoftoi të hënën Gjykata e Lartë e Popullit (SPC), citon “Xinhua”.
Gjykatat në të gjithë Kinën përfunduan në pesë muajt e parë të vitit 9343 çështje që lidhen me narkotikët, shifër gati 30 për qind më e ulët se të dhënat e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Të dhënat zbuluan gjithashtu se gjykatat kineze kishin përfunduar 35.859 çështje të shkallës së parë për narkotikë në vitin 2024. Nga 49.177 personat që morën dënime, mbi 8332 prej tyre rëndoi burgimi me pesë vjetë.
Gjykata vuri në dukje se llojet e reja të çështjeve penale që lidhen me narkotikët, sidomos ato që përfshijnë të mitur, po bëhen më të spikatura. Gjithashtu, gjykata publikoi informacione që detajojnë 10 raste tipike të tilla.
Gjykata u zotua të vazhdojë të japë dënime të ashpra dhe të bazuara në ligj për kriminelët e narkotikëve, si dhe të rrisë efikasitetin e kësaj goditjeje gjithëpërfshirëse kundër narkotikëve.
Foto nga ©VCG
Burimi ©CGTN