Hapet linja e re hekurudhore e mallrave me shpejtësi të lartë

Foto nga Renminribao

Të shtunën në mëngjes u hap një linjë hekurudhore mallrash me shpejtësi të lartë, që lidh Wuhanin, kryeqendrën e provincës Hubei të Kinës Qendrore, me Guangzhoun, kryeqendrën e provincës Guangdong të Kinës Jugore.

Trenat në linjë udhëtojnë me shpejtësi deri në 350 kilometra në orë, duke mundësuar dërgesa të drejtpërdrejta midis metropolit të Kinës Qendrore dhe qendrës së transportit në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao, bën të ditur “Xinhua”.

Zhang Ting, menaxher i departamentit të biznesit të stacionit Hankou në “China Railway Express Co., Ltd.”, tha se linja e mallrave Wuhan-Guangzhou do të shërbejë kryesisht për mallra të ndjeshme ndaj kohës, siç janë ushqimet e freskëta, produktet biomjekësore dhe  ato elektronike. Trenat kanë sisteme të specializuara paketimi dhe monitorimi të temperaturës për të siguruar që produktet të mbërrijnë në gjendje optimale.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us