Hapet në Kinën Lindore Konferenca Botërore e Internetit 2025

foto nga Xinhua

Konferenca Botërore e Internetit (WIC) e vitit 2025 filloi të premten në mëngjes në qytezën e vjetër ujore Wuzhen në provincën Zhejiang të Kinës Lindore.

Edicioni i këtij viti, me temë “Farkëtimi i një të ardhmeje të hapur, bashkëpunuese, të sigurt e përfshirëse të inteligjencës digjitale – Krijimi i një bashkësie me të ardhme të përbashkët në hapësirën kibernetike,” përfshin 24 nënforume mbi tema të tilla si Nisma e Zhvillimit Global e propozuar nga Kina, ekonomia digjitale, inteligjenca artificiale dhe qeverisja e të dhënave, së bashku me një varg veprimtarish.

foto nga Xinhua

Duke vënë në dukje që inovacioni, bashkëpunimi e besimi janë kyç për të siguruar një të ardhme digjitale të hapur, përfshirëse dhe të sigurt, kryeekzekutivi i Shoqatës së Sistemit Global për Komunikimin e Lëvizshëm John Hoffman u shpreh në ceremonisë e hapjes: “Nëse veprojmë drejt, ne do të çlirojmë potencialin e plotë të digjitales për të pasuruar jetën e njerëzve anembanë botës, duke mos lënë askënd prapa.”

Gjatë ceremonisë së hapjes u dha çmimi për kontribut të shquar për individët dhe ndërmarrjet që kanë dhënë kontribute të spikatura në mjedisin global të internetit.

foto nga Xinhua

Të enjten, në WIC u nderuan 17 projekte ndërkombëtare me Çmimet për Shkencën dhe Teknologjinë Pionere për vitin 2025, lidhur me arritjet e tyre në fusha të tilla si modelet e AI-së, Interneti i Gjërave inteligjent, inteligjenca e mishëruar dhe informatika kuantike. Projektet fituese përfshinin agjentin e kodimit të “Microsoft”-it “GitHub Copilot”, modelin e madh gjuhësor themelor me burim të hapur “Qwen” të “Alibaba”-s, si dhe teknologjitë dhe aplikimet kyçe të sinjaleve të navigimit satelitor “BDS-3” të Kinës.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us