Foto nga VCG
Kontributi i Kinës në Luftën Antifashiste Botërore nuk është njohur apo vlerësuar aq sa duhet në studimet historike perëndimore, tha të mërkurën një studiues i njohur amerikan i historisë ushtarake.
Harold E. Raugh, Jr., president i Komisionit Ndërkombëtar të Historisë Ushtarake, i bëri këto komente gjatë një diskutimi me temë “Rëndësia bashkëkohore e fitores në Luftën Antifashiste Botërore” përpara ceremonisë së hapjes së Forumit të 12-të “Xiangshan” të Pekinit, një dialog ndërkombëtar rreth sigurisë.
Raugh vuri në dukje se, duke botuar vepra historike në anglishte e në gjuhë të tjera evropiane, fuqitë perëndimore kanë kërkuar të mbizotërojnë rrëfimin politik, duke monopolizuar historinë e Luftës së Dytë Botërore.
Sipas tij, kinezishtja mbetet një gjuhë e vështirë për shumë perëndimorë, që kanë qasje të kufizuar ndaj materialeve burimore origjinale, gjë që ka penguar më tej ndërgjegjësimin botëror për këndvështrimin e Kinës dhe ka forcuar monopolin perëndimor lidhur me rrëfimin historik.
Ky pengesë gjuhësore, e ndërthurur me frikën e thellë të Perëndimit nga komunizmi në epokën pas luftës, ka çuar në lënien mënjanë dhe në shpërfilljen e kontributeve të rëndësishme të Kinës për fitoren e forcave aleate në Luftën Antifashiste Botërore, theksoi Raugh.