Hong-Kong: Ceremoni ngritjeje flamuri dhe pritje për 28-vjetorin e kthimit në atdhe

Foto nga VCG

Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR) të Kinës organizoi të martën një ceremoni ngritjeje flamuri dhe një pritje për të kremtuar 28-vjetorin e kthimit të Hong-Kongut në atdhe.

Të pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit, që u zhvillua të martën në mëngjes në sheshin “Golden Bauhinia”, ishin edhe zv.kryetari i Komitetit të 14-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Leung Chunying, kryeekzekutivi i Hong-Kongut John Lee dhe drejtori i Zyrës së Lidhjes të Qeverisë Qendrore Popullore në Hong-Kong Zhou Ji. Morën pjesë gjithashtu edhe funksionarë nga Zyra për Mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare e Qeverisë Qendrore Popullore në Hong-Kong, nga Zyra e Komisionerit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës në Hong-Kong dhe nga Garnizoni i Hong-Kongut i Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës.

Pas ceremonisë, qeveria e HKSAR-it mbajti një pritje solemne në Qendrën e Konventave dhe Ekspozitave të Hong-Kongut.

Më parë po në mëngjes, edhe Zyra e Lidhjes e Qeverisë Qendrore Popullore në Hong-Kong, Zyra për Mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare e Qeverisë Qendrore Popullore në Hong-Kong, Zyra e Komisionerit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës në Hong-Kong dhe Garnizoni i Hong-Kongut i Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës mbajtën ceremoni të ngritjes së flamurit.

 

Burimi ©CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us