Hong Kongu synon përforcimin e rolit si qendër globale e aseteve dixhitale

Foto nga VCG

Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR) publikoi Deklaratën e Politikave 2.0 mbi Zhvillimin e Aseteve Dixhitale, duke përforcuar angazhimin për të qenë një qendër globale për inovacionin në fushën e aseteve dixhitale, shkruan “Xinhua”.

Dokumenti përcakton një vizion për një ekosistem të besueshëm dhe inovativ që i jep përparësi menaxhimit të riskut dhe mbrojtjes së investitorëve, duke ofruar përfitime konkrete për ekonominë reale dhe tregjet financiare.

Dokumenti prezantoi kornizën “LEAP”, duke u përqendruar në katër fusha kryesore: përmirësim ligjor dhe rregullator; zgjerimin e gamës së produkteve të tokenizuara; avancimin e rasteve të përdorimit dhe bashkëpunimin ndërsektorial; si dhe zhvillimin e njerëzve dhe partneritetit.

Paul Chan, sekretari Financiar i qeverisë së HKSAR, tha se asetet dixhitale kanë potencial të madh zhvillimi me rëndësi për sektorin “fintech”.

“Hong Kongu do të përpiqet të ndërtojë një ekosistem më të lulëzuar të aseteve dixhitale, i cili do të integrojë ekonominë reale me jetën shoqërore përmes një regjimi rregullator të kujdesshëm dhe inkurajimit të inovacionit në treg, duke sjellë kështu përfitime si për ekonominë ashtu edhe për shoqërinë, si dhe duke konsoliduar pozicionin kryesor të Hong Kongut si një qendër financiare ndërkombëtare”,- tha Chan.

Christopher Hui, sekretar për Shërbimet Financiare dhe Thesarin në HKSAR, tha se Hong Kongu është në një pozicion unik për të lidhur financat tradicionale me epokën e aseteve dixhitale.

Dokumenti synon që Hong Kongu të kryesojë transformimin dixhital, duke ofruar një udhërrëfyes të qartë për bizneset dhe investitorët që të lulëzojnë në një treg të sigurt dhe të gjallë.

Burimi ©CGTN

 

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us