I dërguari i posaçëm i Xi Jinping-ut merr pjesë në forumin kushtuar Vitit Ndërkombëtar të Paqes dhe Besimit në Turkmenistan

Foto nga VCG

Me ftesë të palës turkmenistanase, i dërguari i posaçëm i presidentit kinez Xi Jinping, Peng Qinghua, vizitoi kryeqytetin e Turkmenistanit, Ashgabat, nga 12 deri më 13 dhjetor, për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Nivelit të Lartë kushtuar Vitit Ndërkombëtar të Paqes dhe Besimit.

Peng, gjithashtu nënkryetar i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, i dorëzoi forumit letrën e urimit të presidentit Xi.

Ai u takua me Dunyagozel Gulmanova, kryetare e Asamblesë Kombëtare të Turkmenistanit, e udhëheqës të partive kryesore politike, dhe mori pjesë në dialogët ndërmjet popujve të të dy vendeve.

Peng theksoi që Kina është e gatshme të punojë me Turkmenistanin për të zbatuar plotësisht konsensusin e rëndësishëm të arritur nga udhëheqësit e të dy vendeve, për të forcuar integrimin e strategjive, për të rritur bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe për të ndërtuar së bashku një bashkësi me të ardhme të përbashkët Kinë-Turkmenistan.

Ndërsa pala turkmenistanase vuri në dukje që Turkmenistani është i gatshëm ta shfrytëzojë zhvillimin me cilësi të lartë të Kinës si një mundësi për të thelluar bashkëpunimin me leverdi të ndërsjellë, për të zbatuar bashkërisht katër nismat globale të propozuara nga Kina dhe për t’u sjellë më shumë përfitime popujve të të dy vendeve, duke ruajtur paqen botërore.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us