I dërguari kinez bën thirrje për mbrojtjen e sigurisë së civilëve dhe të rrugëve të transportit detar në Lindjen e Mesme

Foto MPJ-ja

I dërguari i posaçëm i Kinës për çështjet e Lindjes së Mesme, Zhai Jun, bëri thirrje të enjten për mbrojtjen e sigurisë së civilëve dhe të rrugëve të transportit detar, duke kërkuar një armëpushim të menjëhershëm në sfondin e përshkallëzimit të tensioneve rajonale.

“Ne jemi të mendimit që në konfliktet ushtarake nuk duhet të kalohet vija e kuqe e mbrojtjes së civilëve, nuk duhet të sulmohen objektivat joushtarakë që lidhen me energjinë, ekonominë dhe jetesën e popullit, nuk duhet të cenohet siguria e rrugëve të transportit detar dhe se përdorimi pa dallim i forcës është i papranueshëm,” tha Zhai Jun gjatë takimit me Abdullatif bin Rashid Al Zayani, ministrin e Jashtëm të Bahrejnit, në kryeqytetin e këtij vendi Manama.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Zhai Jun, që ndodhet në një turne në Lindjen e Mesme, theksoi se Kina mbështet gjithmonë zgjidhjen e problemeve rajonale nëpërmjet dialogut e konsultimeve dhe kundërshton përdorimin e paarsyeshëm të forcës.

Nga ana e tij, Zayani u shpreh se Bahrejni e vlerëson lart qëndrimin e paanshëm e të drejtë të Kinës dhe e mirëpret diplomacinë e ndërmjetësimit të kryer nga i dërguari i posaçëm kinez në këtë rajon.

Ministri i Jashtëm i Bahrejnit tha më tej se vendi i tij është i fokusuar gjithmonë te paqja dhe punon për paqen, qëndrueshmërinë, zhvillimin e lulëzimin rajonal nëpërmjet dialogut dhe pajtimit, ndaj nuk duhet të pësojë ato që ai i quajti sulme të paarsyeshme.

Irani duhet t’i përgjigjet thirrjes së bashkësisë ndërkombëtare, të ndalojë menjëherë sulmet ndaj vendeve arabe të Gjirit dhe të garantojë sigurinë e rrugëve ujore ndërkombëtare, shtoi ai.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us