Industria e të dhënave të Kinës dyfishohet në madhësinë e tregut gjatë periudhës 2021-2025

foto nga VCG

Sektori i të dhënave të Kinës ka patur një rritje të konsiderueshme përgjatë periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), me përparime të dukshme në madhësinë e tregut dhe infrastrukturën dixhitale, treguan të enjten të dhënat zyrtare.

Deri në fund të vitit 2024 shkalla e sektorit arriti në 5.86 trilion juanë (rreth 821.45 miliardë dollarë), 117% më shumë se fundi i vitit 2020, tha të enjten gjatë një konference shtypi Liu Liehong, kreu i Administratës Kombëtare të të Dhënave të Kinës.

foto nga VCG

Ai theksoi se deri në fund të vitit 2024 numri i ndërmarrjeve të lidhura me të dhënat në Kinë kishte tejkaluar shifrën 400.000. Pritet që sektori të ruajë një rritje të fortë në vitet e ardhshme.

Ndërkohë, infrastruktura dixhitale e Kinës ka arritur përparime të konsiderueshëm, duke udhëhequr përparimin teknologjik në shkallë globale.

foto nga VCG

Sipas Liu, deri në fund të qershorit 2025, vendi kishte ndërtuar 4.55 milionë stacione bazë 5G dhe numri i përdoruesve të internetit me brez të gjerë gigabit kishte arritur në 226 milionë. Fuqia kompjuterike e Kinës aktualisht renditet e dyta në botë, duke ofruar mbështetje të fuqishme për zhvillimin ekonomik dhe social, tha Liu.

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us