Industria kineze e makinave me energji të re përparon prej inovacionit dhe zinxhirit të fuqishëm të furnizimit

Foto nga VCG

Në një superfabrikë të makinave me energji të re (NEV) në periferi të distriktit Miyun të Pekinit, fletët metalike shtypen me precizion në panelet e karrocerisë me saktësi mikroskopike, ndërsa krahët robotikë mbledhin komponentët mes një breshëri shkëndijash saldimi.

Ky objekt shumë inteligjent, i operuar nga Korporata e Industrisë Automobilistike të Pekinit, pasqyron gjendjen e përparuar të industrisë kineze të automjeteve me energji të re, që vazhdon të vendosë standarde globale si në shkallë ashtu edhe në inovacion, shkruan “Xinhua”.

Sipas Shoqatës Kineze të Prodhuesve të Automobilave, vëllimi i prodhimit të NEV në vend u rrit me 37.3 për qind në baza vjetore në mbi 9.625 milionë njësi në tetë muajt e parë të vitit, ndërsa shitjet arritën në 9.62 milionë njësi, një rritje prej 36.7 për qind, duke theksuar kapacitetin e fuqishëm të prodhimit dhe kërkesën e fortë të tregut.

Kina prodhoi më shumë se 12.88 milionë automjete me energji të re dhe shiti 12.86 milionë prej tyre në vitin 2024. Po ashtu, vendi ka udhëhequr botën në prodhimin dhe shitjet e NEV-ve për dhjetë vitet e fundit radhazi.

Performanca mbresëlënëse e sektorit të automjeteve me energji të re mbështetet nga inovacioni i pandërprerë teknologjik dhe një zinxhir i plotë industrial në Kinë.

Një sërë përparimesh teknologjike ka pasur në të gjitha industrinë këtë vit, duke përfshirë bateritë e energjisë, sistemet inteligjente të drejtimit, karikimin ultra të shpejtë dhe integrimin e ekosistemit, duke nënvizuar dinamizmin e sektorit.

Më parë këtë vit, CATL-ja e Kinës, një lider global në prodhimin e baterive, njoftoi se sektori i saj i kërkim-zhvillimit të baterive tërësisht në gjendje të ngurtë kishte hyrë në fazën para prodhimit masiv, duke paraqitur aktivitet të lartë mbi 30 për qind se bateritë tradicionale të litiumit të lëngshëm dhe një cikël jetësor që tejkalon 2000 karikime.

Ndërkohë, “BYD”, një tjetër pionier kinez i NEV-ve, zbuloi së fundmi platformën e tij super E, duke ofruar një shpejtësi karikimi që mundëson një rreze drejtimi prej 400 kilometrash me vetëm një karikim 5-minutësh.

Foto nga VCG

Për më tepër, prodhuesit kinezë të automjeteve po shfrytëzojnë inteligjencën artificiale (IA) për të transformuar automjetet nga produktet tradicionale mekanike në terminale mobile inteligjente, me aftësi mësimi, vendimmarrjeje dhe interaktive.

Sipas Xin Guobin, zëvendësministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, gjatë periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), vendi ka vazhduar të formulojë plane zhvillimi industrial në nivel kombëtar. Ndërmarrjet brenda industrisë NEV kanë rritur investimet, kanë trajtuar një sërë sfidash të mëdha teknologjike dhe kanë arritur përmirësime të konsiderueshme në cilësinë dhe performancën e produktit.

Foto nga VCG

Xin përmendi shembuj të tillë si rrezja mesatare e automjeteve elektrike të pasagjerëve të prodhuara në Kinë që rritet në gati 500 kilometra, kostoja për njësi e baterive të energjisë që bie me 30 përqind dhe jetëgjatësia e tyre rritet me 40 për qind, si dhe shpejtësia e karikimit që përmirësohet më shumë se trefish.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us