foto nga VCG
Raporti hetimor mbi zjarrin e fundit në një kompleks banimi do të hartohet brenda nëntë muajsh, tha kryeekzekutivi i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut të Kinës John Lee në një konferencë shtypin të premten.
foto nga VCG
Lee gjithashtu emëroi gjyqtarin David Lok dhe dy të tjerë për të formuar një komision të pavarur për të hetuar shkakun e zjarrit dhe për të shqyrtuar nëse projektet e lidhura me rinovimin kishin shkelur ligjet. Zjarri shpërtheu më 26 nëntor në Tai Po.
Numri i të vdekurve arriti në 160 deri në orën 16:00 të së martës, ndërsa gjashtë veta janë ende të zhdukur, sipas autoriteteve.