foto nga VCG
Kina ka bërë përparime të rëndësishme në mbrojtjen e pronësisë intelektuale (IP) gjatë periudhës së planit të 14-të pesëvjeçar (2021-2025), duke ofruar nxitje për risitë dhe zhvillimin me cilësi të lartë, u shpreh të enjten Administrata Kombëtare e Pronësisë Intelektuale (CNIPA).
Duke folur në një konferencë shtypi, kreu i CNIPA-së Shen Changyu tha: “Objektivi ynë i qartë është shndërrimi i Kinës në një fuqi globale të pronësisë intelektuale deri në vitin 2035.”
Ai theksoi vendosjen e fokusit në katër fusha strategjike: përparimin e modernizimit të sistemit të qeverisjes së pronësisë intelektuale dhe aftësive të tij, përkrahjen e vetëmbështetjes së nivelit të lartë të Kinës në shkencë e teknologji, kultivimin e forcave të reja prodhuese cilësore e të sistemeve industriale moderne dhe nxitjen e hapjes dhe zhvillimit të sistemit të tregut me standard të lartë.
foto nga VCG
Ndërsa periudha e planit të 14-të pesëvjeçar po i afrohet fundit, Kina ka shënuar një sërë arritjesh në transformimin dhe industrializimin e patentave, IP-në në teknologjitë e gjelbra dhe me karbon të ulët, produktet me tregues gjeografikë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në drejtim të IP-së.
Kina ka nxitur në mënyrë efektive transformimin dhe industrializimin e një numri të madh patentash, me rritjen e normës së industrializimit të patentave të shpikjeve të ndërmarrjeve nga 44.9 për qind që ishte më 2020, në 53.3 për qind vitin e kaluar.
foto nga VCG
Deri në qershorin e sivjetshëm, numri i patentave të brendshme të shpikjeve të vlefshme në Kinë arriti në 5.01 milionë, me një rritje prej 13.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa pronësia e patentave të shpikjeve me vlerë të lartë për 10 000 veta ka arritur në 15.3, sipas Shen Changyu-së.
Ai theksoi gjithashtu që pozicioni mbizotërues i ndërmarrjeve në risitë teknologjike në Kinë vazhdon të forcohet.
524 000 ndërmarrje vendase zotëronin patenta të vlefshme shpikjesh në qershor, ndërsa numri i përgjithshëm i patentave të vlefshme të shpikjeve të mbajtura nga këto ndërmarrje arriti në 3.7 milionë, duke zënë 74.4 për qind të numrit të përgjithshëm në Kinë, me një rritje 6.1 pikë përqindjeje krahasuar me fundin e periudhës së planit 13-të pesëvjeçar (2016-2020).
foto nga VCG
Burimi ©CGTN