Kina bën thirrje për zgjidhje të qëndrueshme dhe efektive të konfliktit në Sudan

Një qendër e refugjatëve të Sudanit në Adre të Çadit, më 18 shkurt 2026 / VCG

Kina i bëri thirrje të enjten komunitetit ndërkombëtar të mbështesë konsensusin prej pesë pikash në përpjekjet e përbashkëta për të kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme dhe efektive për konfliktin e Sudanit, i cili i ka shkaktuar vuajtje të rënda vendit dhe popullit të tij, tha një përfaqësues kinez.

“Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të lejojë që konflikti i Sudanit të vazhdojë të përhapet, as nuk mund të pranojë viktima të mëtejshme civile”, tha Fu Cong, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, në një konferencë të Këshillit të Sigurimit për Sudanin.

Darka e Ramazanit në pranë rrugës në Omdurman të Sudanit, më 18 shkurt 2026 / VCG

Konsensusi me pesë pika përfshin konsensusin për arritjen e një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur, konsensusin për lehtësimin e krizës humanitare, konsensusin për forcimin e përpjekjeve të ndërmjetësimit, konsensusin për pronësinë sudaneze dhe konsensusin për integrimin e zhvillimit dhe sigurisë.

Fu tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të nxisë të gjitha palët t’u japin përparësi interesave të përgjithshme kombëtare të Sudanit dhe mirëqenies afatgjatë të popullit të tij, të dëgjojnë thirrjet e forta nga rajoni dhe komuniteti më i gjerë ndërkombëtar dhe të realizojnë sa më shpejtë armëpushimin. “Forcat e jashtme duhet të ndalojnë ofrimin e mbështetjes ushtarake, të përmbahen nga nxitja e konfliktit dhe të mos përfitojnë nga trazirat.”

Pamja në një pyll të dikurshëm pranë kryeqytetit të Sudanit Khartum, që u shndërrua në rrënojë si pasojë e luftës civile, më 7 shkurt 2026 / VCG

“Ne përsërisim thirrjen tonë për të gjitha palët në konflikt, që të ndalojnë menjëherë veprimet armiqësore dhe t’i lejojnë popullit sudanez një Ramazan paqësor dhe të qetë. Kina është e gatshme të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar, për të luajtur vazhdimisht një rol konstruktiv në ndihmë të Sudanit për të arritur stabilitetin, zhvillimin dhe lulëzimin e qëndrueshëm”, tha përfaqësuesi kinez.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us