foto nga Qendra Mediatike të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës
Kina dhe Malajzia do të zhvillojnë në dhjetëditëshin e dytë e të tretë të tetorit stërvitjen e përbashkët “Paqe dhe Miqësi 2025” në Malajzi dhe ujërat përreth, deklaroi Ministria e Mbrojtjes e Kinës.
Me temën “ndihma humanitare, ndihma në raste fatkeqësish dhe siguria detare”, Kina dhe Malajzia do të vendosin forca shumë-shërbimëshe për një stërvitje të përbashkët me armë zjarri. Ndërkohë do të ftohen si vëzhgues edhe shtete të tjera anëtare të ASEAN.
Si faza e gjashtë e kësaj serie stërvitjesh të përbashkëta, ajo synon të forcojë bashkëpunimin praktik midis ushtrive të Kinës dhe vendeve të Azisë Juglindore, të përmirësojë aftësinë e tyre për t’iu përgjigjur bashkërisht kërcënimeve jo-tradicionale të sigurisë si edhe të ruajë paqen dhe stabilitetin rajonal.

foto nga Qendra Mediatike të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës
foto nga Qendra Mediatike të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës