Kina do të zgjerojë arsimin e lartë në rajonet e populluara qendrore-perëndimore

foto nga VCG

Ministria kineze e Arsimit njoftoi se do të përshtasë planin dhe sasinë e institucioneve të arsimit të lartë, duke kanalizuar më shumë burime në provincat e populluara dhe rajonet qendrore-perëndimore, shkruan “Xinhua”.

Nisma synon të adresojë çekuilibrin në aksesin në arsimin e lartë, bëri të ditur ministria në takimin e mbajtur në Pekin, ku u paraqit plani vjetor i zhvillimit të arsimit të vendit.

Ministria ka ndërmarrë një hap në ngushtimin e hendekut. Gjashtë nga nëntë universitetet e reja të miratuara prej saj më 4 janar do të hapin filiale në provinca të populluara në të gjithë rajonet qendrore dhe perëndimore të vendit.

foto nga VCG

Po ashtu në takim u urdhërua ndarja e optimizuar e burimeve të arsimit bazë.

Kjo përfshin mbështetjen e ndërtimit dhe zgjerimit të shkollave të mesme me cilësi të lartë në qytete që përballen me një rritje të popullatave në moshë shkollore, si dhe në rajone me infrastrukturë arsimore të pazhvilluar.

Në vitin 2025, rreth 13.35 milionë studentë në Kinë u regjistruan për provimin kombëtar të pranimit në kolegj, ose gaokao.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us