Kina i kërkon Mbretërisë së Bashkuar të heqë sanksionet ndaj subjekteve kineze

Flamuri kombëtar kinez ngrihet në ambasadën kineze në Londër, më 11 shtator 2023./Foto nga VCG

Kina i kërkoi të mërkurën Mbretërisë së Bashkuar të heqë menjëherë sanksionet e vëna ndaj subjekteve dhe individëve kinezë, pasi Londra njoftoi masat e reja ndaj 11 subjekteve kineze.

Sipas Mbretërisë së Bashkuar, subjektet dhe individët ndaj të cilëve u vendosën sanksione kanë mbështetur kompanitë energjetike ruse dhe dyshohet se kanë furnizuar me materiale për industrinë ushtarake të Rusisë.

Në përgjigje, ambasada kineze në Mbretërinë e Bashkuar u shpreh që sanksionet e njëanshme nuk kanë bazë në ligjin ndërkombëtar dhe shkelin të drejtat e interesat e ligjshme të ndërmarrjeve kineze. Kina i kundërshton me forcë veprime të tilla dhe i ka paraqitur demarsh serioz Mbretërisë së Bashkuar.

Ambasada përsëriti se pala kineze ka mbajtur gjithmonë një qëndrim objektiv e të paanshëm ndaj krizës së Ukrainës, ka punuar vazhdimisht për të nxitur bisedimet e paqes dhe ka rregulluar rreptësisht eksportet e produkteve me përdorim të dyfishtë në përputhje me ligjet dhe rregulloret.

“Shkëmbimet dhe bashkëpunimi tregtar normal ndërmjet ndërmarrjeve kineze e ruse nuk duhet të ndërpriten apo të ndikohen,” tha ambasada, duke shtuar që Kina kundërshton me forcë çdo shpifje apo përbaltje dhe do të përgjigjet me vendosmëri ndaj çdo veprimi që dëmton interesat e saj.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us