Foto nga CMG
Korporata Kineze e Shkencës dhe Teknologjisë së Hapësirës Ajrore (CASC) bëri të ditur që Kina të shtunën ka lëshuar një raketë mbartëse “Smart Dragon-3” (SD-3) nga një platformë detare, duke dërguar një ngarkesë testuese me teknologji të internetit satelitor në orbitën e saj të përcaktuar.
Raketa komerciale SD-3 u ngrit nga ujërat pranë Yangjiang-ut në provincën Guangdong në jug të Kinës. Misioni u krye nga Qendra e Lëshimit Satelitor e Taiyuan-it.
E zhvilluar nga Akademia e Parë pranë CASC, SD-3 ka një konfigurim me katër etapa dhe lëndë djegëse të ngurtë, dhe është kryesisht e projektuar për të nisur ngarkesa në orbitat sinkron me Diellin dhe orbitat e ulëta të Tokës. Ajo mund të transportojë deri në 1500 kg në një orbitë sinkron me Diellin prej 500 km.
Lëshimi i së shtunës ishte fluturimi i 11-të i raketës “Smart Dragon-3”.