Foto nga VCG
Zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë duhet të jetë i dobishëm për paqen dhe qëndrueshmërinë rajonale, në vend që të synojë palët e treta apo të dëmtojë interesat e tyre, theksoi të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian.
Ai i tha këto në një konferencë të rregullt shtypi kur u pyet mbi komentet negative të përdoruesve japonezë të internetit rreth vizitës së kryeministres japoneze Sanae Takaichi në Uashington.
“Ne i kemi vënë re komentet e bëra nga media, ekspertë dhe publiku japonez rreth vizitës së Takaichi-t në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë përgjigjen e saj kur presidenti i ShBA-së Donald Trump përmendi në praninë e saj sulmin e beftë të Japonisë ndaj Pearl Harbor-it,” tha Lin, duke shtuar që nuk do të bënte asnjë koment mbi kritikat në internet nga përdoruesit japonezë.