Ministria e Tregtisë (Foto nga VCG)
Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi të enjten vendosjen e masave të kontrollit për eksportin e teknologjive të lidhura me metalet e rralla.
Eksportet e teknologjive dhe bartësve të tyre që lidhen me minierat, shkrirjen dhe ndarjen e metaleve të rralla, prodhimin e materialeve magnetike dhe riciklimin e shfrytëzimin e metaleve të rralla nga burime dytësore, nuk do të lejohen pa miratim, tha ministria në një njoftim për shtyp.
Sipas një deklarate tjetër të bërë nga Ministria e Tregtisë, Kina gjithashtu u kërkon organizatave dhe individëve të huaj të marrin një leje eksporti për materialet me përdorim të dyfishtë, përpara se të eksportojnë materialet e lidhura me metalet e rralla në çdo vend ose rajon jashtë Kinës.
Aplikimet për eksport të destinuara për përdoruesit ushtarakë jashtë shtetit, si dhe për importuesit dhe përdoruesit fundorë në listat e kontrollit dhe mbikëqyrjes, nuk do të miratohen në parim, tha ajo.
Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë u shpreh se qeveria kineze zbaton sipas ligjit masa kontrolli për eksportin e metaleve të rralla. Kjo synon të mbrojë sigurinë dhe interesat shtetërore në mënyrë më efektive, duke përmbushur detyrimet ndërkombëtare si mospërhapja etj.
Kina është e gatshme të forcojë komunikimin dhe bashkëpunimin me të gjitha palët, nëpërmjet mekanizmave të dialogut shumëpalësh dhe dypalësh, për të promovuar tregtinë në përputhje me rregullat duke mbrojtur sigurinë dhe qëndrueshmërinë e zinxhirëve globalë industrial dhe furnizues.