Foto nga VCG
Që nga fillimi i sulmeve ushtarake ndaj Iranit, mbi 470 shtetas kinezë janë evakuuar në mënyrë të sigurt me ndihmën e misioneve diplomatike kineze, tha të mërkurën një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme në përgjigje të një pyetjeje.
Zëdhënësja Mao Ning deklaroi në konferencën e rregullt për shtyp se, pas tensionimit të situatës së sigurisë në Iran, Kina u ka kërkuar vazhdimisht palëve përkatëse të garantojnë sigurinë e shtetasve kinezë në Iran dhe në vendet fqinje.
Ambasadat dhe konsullatat kineze në Iran dhe në vendet përreth, kanë punuar pa ndërprerje për të ndihmuar në evakuimin e grupeve të shtetasve kinezë, shtoi ajo.