Kina nxit më shumë investime në Evropë dhe një mjedis të barabartë tregu

foto nga MPJ

Qeveria kineze vazhdon të inkurajojë dhe përkrahë ndërmarrjet e afta kineze të investojnë në Evropë në përputhje me parimet e tregut, theksoi të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Guo Jiakun.

Ai i tha këto në një konferencë të rregullt shtypi, në përgjigje të fjalimit të presidentit francez Emmanuel Macron në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ai tha se “Kina është e mirëpritur dhe ne kemi nevojë për më shumë investime të drejtpërdrejta kineze në Evropë.”

Guo shprehu shpresën se Evropa do të krijojë një mjedis tregu, të drejtë, jodiskriminuese, transparent dhe të parashikueshëm për kompanitë kineze.

Ai theksoi se thelbi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Kinë-Evropë janë mundësitë përplotësuese dhe leverdia e ndërsjellë. Aftësia konkurruese e produkteve kineze, vuri në dukje zëdhënësi, nuk ka ardhur nga subvencionet, por nga investimi i vazhdueshëm në kërkim e zhvillim, nga konkurrenca e tregut dhe nga zinxhiri industrial i përsosur. Kina nuk e ka synuar kurrë suficitin tregtar dhe është e gatshme të shërbejë si fabrikë botërore dhe treg botëror. Guo i bëri thirrje Evropës të shohë nga një perspektivë afatgjatë dhe e hapur dhe të bashkëpunojë me Kinën për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Kinë-BE.

 

CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us