Foto nga VCG
Administrata Shtetërore e Taksave e Kinës tha të dielën se ka shpallur një njoftim për të përshtatur dhe përmirësuar rregulloret e menaxhimit të rimbursimit të taksave të eksportit, për t’i bërë proceset e deklarimit dhe trajtimit më të përshtatshme dhe efikase.
Njoftimi integron rregullore të ndryshme të rimbursimit dhe heqjes së taksave të eksportit të publikuara në kohë të ndryshme, në një grup të unifikuar masash administrative. Njoftimi sqaron edhe çështje të tilla si paraqitja e të dhënave, deklarimi, përpunimi dhe menaxhimi i shërbimeve, duke i ndihmuar taksapaguesit të kuptojnë dhe të zbatojnë më mirë rregullat.
Foto nga VCG
Masat e reja optimizojnë procedurat e rimbursimit e heqjes së taksave dhe shfrytëzojnë të dhënat e mëdha dhe teknologjitë e reja për të lehtësuar më tej përpunimin me efikasitet të lartë për taksapaguesit.

Foto nga VCG
Për shumicën dërrmuese të ndërmarrjeve, njoftimi nuk do të ndryshojë ndjeshëm praktikat e tyre ekzistuese të deklarimit, duke mundësuar një tranzicion të qetë për shumicën e bizneseve të rimbursimit dhe heqjes së taksave të eksportit, sipas një zyrtari të departamentit të taksave të mallrave dhe shërbimeve në Administratën Shtetërore të Taksave të Kinës.