Kina paralajmëron kundër ringjalljes së terrorizmit në Siri

Foto nga VCG

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara Fu Cong foli të enjten në një seancë informuese të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Sirinë, duke bërë thirrje për të mbajtur një vigjilencë të lartë kundër ringjalljes së forcave terroriste në këtë vend të Azisë Perëndimore.

Fu shprehu shqetësim të madh rreth rritjes së veprimtarisë terroriste në Siri, duke përmendur raportet se luftëtarët e huaj terroristë luajtën një rol kyç në ngjarjet e fundit të dhunshme në rajonin bregdetar perëndimor të Sirisë dhe në qytetin jugor të Suvajdës. “Toleranca e vazhdueshme ndaj terrorizmit vetëm sa do t’u sjellë dëm më të madh Sirisë dhe vendeve të tjera në rajon,” paralajmëroi ai.

Kina u kërkon autoriteteve të përkohshme siriane të marrin masa të forta për të goditur të gjitha grupet terroriste të përcaktuara nga Këshilli i Sigurimit, duke përfshirë Lëvizjen Islamike të Turkistanit Lindor. Fu theksoi se sanksionet e Këshillit të Sigurimit synojnë të godasin grupet terroriste që veprojnë në Siri, dhe të mbrojnë paqen e sigurinë rajonale.

Duke ritheksuar qëndrimin e vendosur të Kinës, Fu deklaroi se sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i Sirisë duhet të respektohen plotësisht. “Pushtimi prej Izraelit i Lartësive Golan është krejtësisht i paligjshëm,” tha ai, duke shtuar se trupat e huaja të paautorizuara nuk duhet të vendosen në zonën e çkonfrontimit midis Sirisë dhe Izraelit. Ai bëri thirrje që mandati i Forcës Vëzhguese të Çkonfrontimit të OKB-së, siç autorizohet nga Këshilli i Sigurimit, të respektohet dhe të mbahet plotësisht.

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us