Foto nga VCG
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning, tha të hënën se Ngushtica e Hormuzit dhe ujërat ngjitur me të, janë kanale të rëndësishme ndërkombëtare tregtare për mallrat dhe energjinë, duke u kërkuar palëve përkatëse të ndalojnë menjëherë operacionet ushtarake për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.
Zëdhënësja i bëri komentet në një konferencë të përditshme për shtyp, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me sulmet ushtarake ndaj Iranit, të nisura bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Foto nga VCG
Më herët, media iraniane raportoi se Trupat e Gardës së Revolucionit Islamik kishin mbyllur Ngushticën e Hormuzit për anijet, duke e shpallur të pasigurt rrugën ujore të naftës dhe gazit, për shkak të sulmeve të ShBA-së dhe Izraelit.

Foto nga VCG
Mao vuri në dukje se ruajtja e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, i shërben interesave të përbashkëta të bashkësisë ndërkombëtare, duke paralajmëruar kundër pasojave të mëtejshme në ekonominë globale si rezultat i trazirave rajonale.