Kina ripërcakton teknologjinë e transportit në Ekspozitën e Pekinit

Një taksi fluturuese ekspozohet në Ekspozitën Ndërkombëtare për Teknologjinë dhe Pajisjet e Transportit në Pekin, 1 korrik 2025. /VCG

Të enjten përfundoi në Pekin Ekspozita e 17-të Ndërkombëtare mbi Teknologjinë dhe Pajisjet e Transportit.

Eventi tre-ditor shfaqi një gamë të gjerë produktesh dhe zgjidhjesh. Nga produktet e konsumit si biçikletat elektronike, deri te zgjidhjet e logjistikës komerciale si automatizimi i magazinave.

Ekspozita shfaqi gjithashtu edhe integrimin e përshpejtuar të inteligjencës artificiale, të të dhënave të mëdha dhe të teknologjisë blockchain në sistemet e transportit nga Kina, me përparime që përfshijnë mirëmbajtjen inteligjente, transportin ekologjik dhe reagimin ndaj fatkeqësive.

Një robotaksi ekspozohet në Ekspozitën Ndërkombëtare për Teknologjinë dhe Pajisjet e Transportit në Pekin, 1 korrik 2025. /VCG

Biçikletat elektronike janë ekspozuar në Ekspozitën Ndërkombëtare për Teknologjinë dhe Pajisjet e Transportit në Pekin, më 1 korrik 2025. /VCG

 

Suksesi jashtë vendit

Ekspozita ritheksoi përpjekjet përshpejtuese të Kinës, për të eksportuar në mbarë botën zgjidhjet e saj të përparuara të infrastrukturës së transportit. Në të u shfaqën shumë projekte të rëndësishme të realizuara jashtë vendit nga inxhinieria kineze, duke përfshirë një makinë shpimi tunelesh që po përdoret për të ndërtuar një autostradë në Itali dhe një rrjet logjistik që po riformëson zinxhirët e furnizimit në Arabinë Saudite.

Një maket i zmadhuar i një qendre logjistike është shfaqur në Ekspozitën Ndërkombëtare për Teknologjinë dhe Pajisjet e Transportit në Pekin, më 3 korrik 2025. /VCG

Delegatët ndërkombëtarë vlerësuan përparimet teknologjike të Kinës në transportin e qëndrueshëm dhe logjistikën inteligjente. Një analist i lartë nga Ministria e Transportit e Brazilit i tha Grupit Mediatik të Kinës se mezi pret të shohë zgjidhjet mahnitëse të Kinës të zbatuara në Brazil në vitet e ardhshme, ndërsa pjesëmarrësit për herë të parë nga Taxhikistani dhe Egjipti nënvizuan rolin në rritje të Kinës në transformimin e rrjeteve të tyre të transportit të brendshëm.

Burimi ©CGTN

AIGS is a research center based in Tirana - promoting interdisciplinary research on globalization.

Information

Follow Us