Kim Yong Nam (Foto nga VCG)
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze Mao Ning u shpreh të martën në një konferencë për shtypin se Kina shpreh ngushëllime të thella për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Supreme Popullore të Republikës Popullore Demokratike të Koresë (RPDK) Kim Yong Nam.
Sipas njoftimeve, Kim Yong Nam u nda nga jeta të hënën, në moshën 97-vjeçare, për shkak të sëmundjes.
Mao Ning u shpreh që Kim Yong Nam ishte një mik i vjetër i popullit kinez, i cili udhëhoqi shumë delegacione që vizituan Kinën, duke dhënë kontribut të rëndësishëm për nxitjen e zhvillimit të marrëdhënieve tradicionale të bashkëpunimit miqësor ndërmjet Kinës dhe Koresë së Veriut.