Foto nga VCG
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës iu përgjigj të dielën një pyetjeje të gazetarëve lidhur me vrasjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, pas sulmit ajror të ndërmarrë nga ShBA-ja dhe Izraeli.
Zëdhënësi tha se sulmi dhe vrasja e Udhëheqësit Suprem të Iranit përbëjnë një shkelje të rëndë të sovranitetit dhe sigurisë të Iranit, si edhe një shkelje të parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të rregullave themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare. Pala kineze e kundërshton fuqishëm dhe e dënon me forcë këtë veprim. Kina bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të veprimeve ushtarake, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve dhe për të ruajtur paqen dhe qëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme dhe në botë.