Foto nga VCG
Organi më i lartë i planifikimit ekonomik i Kinës njoftoi se, duke filluar prej së hënës, janë vënë në zbatim masat e përkohshme të kontrollit mbi çmimet e shitjes me pakicë të benzinës dhe dizelit, në kushtet e rritjes së çmimeve ndërkombëtare të naftës.
Masat janë marrë për të zbutur ndikimin e rritjes së pazakontë të çmimeve ndërkombëtare të naftës, për të ulur barrën ndaj përdoruesve dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e funksionimit të ekonomisë dhe të jetesës së njerëzve, vihet në dukje në një deklaratë të publikuar nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës.
Çmimet e benzinës dhe të dizelit do të rriten përkatësisht me 1 160 juanë (rreth 168 dollarë amerikanë) dhe 1 115 juanë për ton, sipas deklaratës.